1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kualifikim i administratës publike në Shqipëri me proceset integruese në BE

Arben Muka / Tiranë21 Qershor 2008

Për 6 muajt e ardhshëm përfaqësues të niveleve të ndryshme të administratës publike në Shqipëri do të ndjekin seminare dhe konferenca për tu familjarizuar me shumë me proceset integruese të BE.

https://p.dw.com/p/ENzB
Fotografi: DW / Aida Cama

Një nga kushtet e Shqipërisë në finalizimin e Marrëveshjess e Stabilizim Asociimit me BE është dhe përgatitja e administratës publike për sfidat e anëtarësimit në mënyrë që ajo të jetë e aftë të përballojë jetësimin e standarteve europiane në angazhimin e saj. Vetë autoritetet në Shqipëri janë koshiente që stadet e reja ku kërkon të kalojë vendi, me marrjen e statusit te vendit kandidat për në BE, apo më pas me finalizimin e procesit për tu bërë anëtar me të drejta të plota në BE nuk perceptohen gjithmonë përshtatshëm nga performanca e administratës publike. Njëri prej vendeve anëtare të BE, Spanja, po bashkëpunon me Ministrinë e Integrimit në Tiranë, për të aplikuar një paketë kualifikuese për administratën në këtë aspekt, në periudhën nga 1 korriku deri në 31 dhjetor të këtij viti. Paketa e cila tashmë është e gatshme përfshin disa faza dhe do të operojë me kategori të ndryshme të administratës publike në një seri seminaresh, konferencash, tryeza të rrumbullakta etj.

Tematika kualifikuese ka teë bëjë me nje serë çështjesh për të cilat do të ketë dhënie e informacionit nga ekspertët, shkëmbim përvojash nga vende europiane që e kane kaluar këtë fazë, diskutime të lira mes pjesamrrësve etj. Ata që do të përfitojnë nga ky program do të kenë rast të njihen a të konsolidojnë njohuritë e tyre në menaxhimin e fondeve që vijnë nga BE, me negocimin më efektiv për cështjet politike dhe ligjore, mekanizmin e funksionimit të institucioneve kryesore europiane, eksperiencat konkrete të Spanjës a vendeve të tjera nga procesi i anëtarësimit në BE etj.

Qeveria spanjolle, sipas Ministres së Integrimit Majlinda Bregu, ka mbështetur dhe një program tjetër për integrimin, pikërisht në reformën e legjislacionit shqiptar sipas standarteve të vendeve anëtare.