1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kupa e Gjermanisë në futboll: Eliminohen Këlni dhe Frankfurti

Elert Ajazaj24 Shtator 2008

Skela shënon dy herë kundër Mënhengladbahut

https://p.dw.com/p/FNvG
Ervin Skela (11) gjatë një takimi të mëparshëm.Fotografi: AP

Në raundin e dytë të kupës së Gjermanisë në futboll u regjistruan të papriturat e para. Dy ekipe të kategorisë së parë u eliminuan nga ekipe të kategorisë së dytë. Këlni humbi kundër Maincit 1:3, Frankfurti kundër Rostokut 1:2. Rezultatet e tjera të së martës ishin:


Aue - Bremen 1:2;

Kotbus - Mënhengladbah 3:0;

Shalke - Hanover 2:0;

Augsburg - Leverkuzen 0:2 dhe

1860 Mynih - Duisburg 5:4 pas njëmbëdhjetëmetërshave.