1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kur do të ribashkohet Qiproja? - 25 vjetori i shpalljes së Qipros veriore

Peter Philipp14 Nëntor 2008

Në çështjen e Qipros ka lëvizje: palët po afrohen me njëra-tjetrën. Megjithatë ende nuk mund të thuhet nëse ndarja e ishullit-shtet është kapërcyer një herë e përgjithmonë. Si ndodhi ndarja para 25 vjetësh?

https://p.dw.com/p/Fupe
Ishulli i QiprosFotografi: AP

Ushtarët turq marshojnë drejt përmendores së Ataturkut, për të vënë qirinj. Jo në Turqi por në Qipro, e cila prej vitit 1960 është një shtet i pavarur, ndërsa nga viti 1974 faktikisht i ndarë në pjesën jugore greke dhe atë veriore turke. Jugu e ka të drejtën fiktive të prezantojë vendin, i cili si i tillë është bërë edhe pjesë e BE-së. Pjesa veriore më 15 nëntor të vitit 1983 ka shpallur pavarësinë nën emrin Republika turke e Qipros veriore, të cilën nuk e ka njohur askush, përveç Turqisë, që mban kontrollin me rreth 50.000 ushtarë. Qipriotët grekë e konsiderojnë këtë si një okupim, ndërsa për turqit është një garanci, që pakica turke nuk do të shtypet prej shumicës greke.

Në kohën e pavarësisë turqit përbënin rreth 18% të popullsisë

Turqia e ka sunduar këtë ishull për shekuj me radhë, ndërsa turqit e atjeshëm e kanë parë Qipron gjithmonë si një pjesë të Turqisë. Pas marrjes së pushtetit prej britanikëve, shumë shpejt pasuan edhe konfliktet e para mes turqve dhe grekëve, të cilët kërkonin që ujdhesa t'i bashkangjitet Greqisë. Me kushtetutë turqit kanë të drejtën e vetos. Rauf Denktashi, udhëheqësi shumëvjeçar i turko-qipriotëve dhe më vonë president i pjesës veriore të Qipros e shihte këtë si një shkak për problemin. "Çfarë skenari mizerabël: 39 vjet me radhë pjesa greke e cila nuk është zgjedhur kurrë prej turqve, ka shkelur kushtetutën, e tani i referohet kësaj kushtetute dhe bota e ka pranuar një gjë të tillë."

Zypern Grenze zu Nordzypern
Truko-qipriotë kalojnë kufirin në NikoziFotografi: AP

Kur në pranverën e vitit 1974, simpatizantët e bashkimit me Greqinë rrëzuan presidentin Makarios, Turqia shfrytëzoi rastin dhe pushtoi pjesën veriore duke i dëbuar grekët nga kjo pjesë. Nga ana tjetër Turqit ikën nga jugu në veri dhe ndarja e Qipros u bë realitet. Gjithnjë e më të zëshme ishin kërkesat për Qipron si konfederatë të dy pjesëve, që u refuzua nga grekët e jashtëm. Dështuan të gjitha përpjekjet e mëvonshme për zgjidhjen e problemit. Pasoi shpallja e pavarësisë së pjesës veriore dhe njohja e saj prej Turqisë në vitin 1983, duke zgjedhur presidentin, flamurin dhe himnin e vet kombëtar.

Përpjekjet për ribashkimin


Por e gjitha kjo ishte gati e kotë, sepse bota nuk ishte e gatshme ta njohë pavarësinë e kësaj pjese. Lëvizjet e para u shënuan në vitin 2004 kur ish - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, propozoi një model të konfederatës çlirët, sipas modelit të Zvicrës. Në referendumin e këtij viti, turqit e miratuan propozimin, ndërsa grekët ishin kundër. Njëkohësisht BE-ja vendosi të ndihmojë edhe pjesën veriore, me shpresë për anëtarësimin në këtë organizëm të të gjithë vendit. Shpresat për rregullimin e gjendjes nuk u realizuan, megjithatë Qipro u pranua në BE. Kjo nuk do të thotë se nuk pati lëvizje: Rauf Denktashi dha dorëheqjen në vitin 2005 dhe u zëvendësua nga Mehmet Ali Talati më i moderuar. Ndryshime pati edhe në pjesën greke, sepse presidenti Tasos Papadopoulos u zëvendësua nga komunisti Dimitris ristofias, i cili ka raporte të mira me Talatin.

Zypern Nordzypern Treffen Dimitris Christofias und Ali Talat in Nikosia
Presidentët Dimitris Kristofias dhe Ali Talat para takimit në kuartierin e OKB-së në zonën neutrale të Qipros më 11 shtator 2008Fotografi: AP

Në verë ata nisën negociatat për zgjidhjen e konfliktit. Pas takimit të parë, Talati tha: „Ne jemi për një qeveri, Ankaraja është në anën tonë dhe jemi të bindur se do të arrijmë marrëveshje të pranueshme." Mirëpo politikanët nuk po nguten. Deri tani janë bërë lehtësime të dukshme, por problemi nuk është zgjidhur. Nikozia edhe më tej mbetet kryqytet i ndarë, ndëkrohë që fundi nuk po i shihet as Republikës veriore të Qipros.