1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Kur ekonomia më e fuqishme në botë sëmuret, të tjerët tështinë"

19 Janar 2008

Humbjet miliardëshe dhe rënia e fortë e kurseve në bursën e Nju Jorkut kanë gjetur jehonë në shtypin evropian të javës.

https://p.dw.com/p/Curw
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gazeta franceze "LIBERATION" komenton lidhur me programin miliardësh për koniukturën të presidentit të SHBA, Xhorxh Bush: "Në krizën e hipotekave në SHBA ekspertët evropianë e kanë nëvleftësuar marrëzinë e një sistemi krediedhëniejeje pa rregulla. Bankat, që kreditë me risk ua kanë shitur më tej për hir të përfitimit shoqërive të tjera, tani nuk janë më në gjendje të llogarisin aftësinë e vet kredituese. Sot plasi tullumbaci amerikan i pasurive të patundshme, konsumi i buxheteve private bie dhe hopi ekonomik mbetet në vendnumëro. Në fund të mandatit Bushin e kërcënon inflacioni. Në këtë rast vlen teoria e njohur e efektit domino: kur ekonomia më e fuqishme në botë sëmuret, tështinë të tjerët. Në ekonomi ashtu si kudo ndodh, që kur themelet nuk janë të qëndrueshme, shumë shpejt mund të rëzohet e gjithë shtëpia."


Gazeta italiane "LA REPUPBLIKA" duke pasur parasysh luftën elektorale në SHBA shkruan: "Një shenjë po vezullon në sytë e kandidatëve, që duan të pasojnë Bushin (....). E kjo shenjë nuk është as Iraku, as Osama Bin Ladeni, as lufta e kulturave, as vlerat, as homoseksualët, as aborti dhe as siguria e brendëshme (...) dhe asnjë prej temave të tjera të shpallura prej Bushit në vitin 2004, por është kriza financiare. Kriza ecën në mënyrë galopante duke prekur shtëpitë, kuletat, bursën, bankat, pikat e furnizmit me benzinë dhe supermerkatot. Kriza financiare duket si shpalosja në garën për të zënë fronin `e Romës së re´."


Ndërsa për danezen "INFORMATION" kriza financiare mund të rrisë shanset e demokratëve për të fituar zgjedhjet presidenciale: "Në kongresin e SHBA premisat për recesion në vitin elektoral si me magji kanë krijuar unanimitetin mes republikanëve, demokratëve dhe presidentit aktual. Tani duhet të pompohen para në qarkulllimin ekonomik dhe më së miri këto para duhet të bien në duart e konsumatorëve. Nëse presidenti Xhorxh Bush do ta pengojë këtë, shanset e republikanëve në garën për në shtëpinë e bardhë do të jenë edhe më të këqia. Kandidatët demokratë mund t´ia kalojnë Bushit dhe republikanëve përgjegjësinë për një recesion serioz në 2008. (...) Tani për tani duket, se kriza ekonomike po i përmirëson shanset e demokratëve për të fituar zgjedhjet presidenciale dhe shumicën në të dyja dhomat e kongresit."