1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurdët kërkojnë autonomi

Deger Akal1 Janar 2016

Shoqatat kurde kërkojnë krijimin e një rajoni autonom në Turqi. Tani ata i kanë saktësuar edhe kërkesat e tyre.

https://p.dw.com/p/1HWmG
Protestat kurde
Protestat kurdeFotografi: Reuters/S. Kayar

Organizatat joqeveritare kanë kërkuar pikëerisht në valën e luftimeve mes forcave qeveritare turke dhe PKK krijimin e një rajoni autonom kurd në Turqi. Në plan afatgjateë kjo mund të ndryshojë gjeografinë politike në Turqi. Organizatat e mbledhura rreth "Democratic People´s Congress" (DTK), kanë miratuar një dokument prej 14 pikash, ku kanë formuluar parimet bazë për vetëvendosje.

Dokumenti parashikon krijimin e një rajoni autonom në juglindje të Turqisë. Në dokument thuhet se qëllimi mund të arrihet përmes negociatave. Një kushtetutë demokratike, e cila do të buronte nga shteti demokratik turk, duhet të jetë baza e këtij rajoni.

Dokumenti mbështet rezistencën e deritanishme në qytetet e këtij rajoni, thotë sociologu nga Universiteti Şehir, Mesut Yegen në bisedë me DW. Por konfliktet e armatosura i përkufizon si përplasje të brendshme në Turqi. Kurdët duan të kenë shtetin e tyre, e Turqia për herë të parë ka para vetes një dokument të "lëvizjes kurde, kur artikulohet dëshira për autonomi."

Protesta dhe Konflikte ne Diyarbakir
Protesta dhe konflikteFotografi: picture-alliance/dpa

Jo ndarjes nga Turqia

Yegen ka parashikuar që në dokument do të mbizotërojnë kërkesat për ndëaje nga Turqia. "Por lëvizja ka kumtuar se lufton për një autonomi brenda kufirit turk." Dokumenti parashikon zgjidhje paqësore të konfliktit, të cilin e ka shpallur edhe udhëheqësi i PKK Abdullah Öcalan, në vitin 2013. "Lëvizja kurde e di që shumë kurdë duan shkëputje nga Turqia. Por në një rast të tillë, kurdët dhe turqit do të paguanin një çmim tepër të lartë. Tani po shihet se çfarë po ndodhë në Siri dhe Irak", thotë Yegen.

Negociatat paqësore

Konflikti që po zgjatë më shumë se tri dekada mes forcave qeveritare turke dhe kurdëve është paguar me jetën e 40.000 njerëzve deri tani. Marrëveshja paqësore e cila parashikonte përfundimin e konfliktit, është ngrirë prej korrikut. Në shumë qytete kurde në juglindje të Turqisë mbretëron prej javësh ndalimqarkullimi. Ndërkohë që ushtria po vazhdon aksionet kundër PKK. Milicët e PKK kanë ngritur barrikada dhe po i mbajnë në largësi organet e sigurisë. Ndërsa banorët protestojnë kundër dhunës.

Shefi i HDP Selahattin Demirtas
Shefi i HDP Selahattin DemirtasFotografi: Getty Images/AFP/A. Altan

Qeveria në Ankara ka kumtuar se shumë persona janë futur në listën e "terroristëve" dhe do t'i largojë nga toka turke. Ndërsa politikanët kurdë kritikohen se po provokojnë me qëllim dhunën.

"Turqia nuk mund të përballojë konflikte të reja"

Qeveria turke nuk ka ndonjë strategji, thotë eksperti Mesut Yegen. Ai pret që si pasojë e rritjes së presionit, të dy palët të nisin negociatat paqësore. "Turqia nuk mund t'i përballojë konfliktet dhe tensionet e reja." Dokumenti i paraqitur nga DTK mund të shërbejë si bazë për zgjidhje paqësore, beson Berkay Mandiraci, vëzhgues i konfliktit turk nga organizata "International Crisis Group" (ICG). Por zgjidhja kërkon fleksibilitet nga të dy palët. "Pa një rol konstruktiv, lufta në juglindje të Turqisë mund të përhapet."

Qëveria mbanë në dorë çelësin për zgjidhje

Qeveria e tanishme e ka në dorë çelësin për zgjidhjen e konfliktit, mendon Mandiraci. "Zgjidhja e konfliktit dëshmon fuqinë e qeverive. E tillë është AKP", mendon eksperti. Pas zgjedhjeve të nëntorit, AKP e mban pushtetin vet në Turqi.

"Por është dëshpëruese që kryeministri Ahmet Davutoglu nuk mbajti një takim të parashikuar me partinë pro kurde HDP. Ai e ka shpjeguar këtë me pohimet se kjo parti nuk është distancuar nga dhuna", thotë Mandiraci. Qeveria duhet ta rimendojë këtë qëndrim. "Nuk është e mençur që HDP dhe mbështetësit e kësaj partie të izolohen". Qeveria duhet të angazhohet madje për ndryshime kushtetuese, mendon ai.