1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurse në rënie të lirë

Rainer Suetfeld22 Janar 2008

E tatëpjeta në bursën amerikane po vazhdon me shpejtësi në rritje. Ministrat e Financave të vendeve të eurozonës nuk e përjashtojnë mundësinë që recesioni në SHBA të ketë pasoja negative edhe për Evropën.

https://p.dw.com/p/Cvsa
Në bursën e Frankfurtit, 21 janar 2008
Në bursën e Frankfurtit, 21 janar 2008Fotografi: picture-alliance/ dpa

Dje pati një rënie të papritur të kurseve të aksioneve gjermane. Kjo gjë fshiu shpresat se bursa gjermane nuk do të prekej nga zhvillimet botërore dhe se aksionet gjermane do të ishin më të sigurta se ato amerikane apo të vendeve të tjera evropiane

"A ke një miliardë, të lutem?"

Bankat në Wall Street tani duhet të shkojnë për të lypur dhe lypësat nuk mund të kenë shumë pretendime, me këto fjalë tallen tani mediet nju-jorkeze me atë sektor të ekonomisë, që dikur donte të qeveriste botën me para. Gordon Gekko, ose ndryshe Majkëll Dagllas (Michael Douglas), bankieri i paskrupullt në filmin e Oliver Stonit (Oliver Stone) me titullin "Wall Street” në kohërat e sotme do të hante veten me dhëmbë e t'i pranonte kufijtë e sundimit të dollarit.

Opinionistët: kohët kanë ndryshuar
Bursa në Korenë e Jugut
Bursa në Korenë e JugutFotografi: AP
Ndikimi amerikan është kthyer në kohë të shkuar, as e ashtuquajtura "teori bacilesh" nuk ecën më, thotë Floyd Norris, shef i sektorit të ekonomisë në të përditshmen "Harald Tribune". "Dikur thuhej se kur ShBA-të ftohen, bota merr infeksion në mushkri. Ndërsa sot ne kemi të bëjmë me një Azi shumë të fortë", thotë ai. Kështu që kohërat kanë ndryshuar.
Globalizimi po tregon rezultate “Amerika për t'u shitur", shkruante në titull gazeta tabloide, Daily News. Miti "Wall Street" po thërmohet ndërsa demi i famshëm prej bronxi në Downtown ka në shpinë një tabelë të madhe me mbishkrimin: Ofertë speciale. Krenaria amerikane është plasaritur për shkak të serumit financiar prej gjithsej 59 miliardë dollarësh, për ata pacientë, që i kishin bërë llogaritë tërësisht gabim. Për profesorin e ekonomisë, Nouriel Roubini nga Universtiteti i Nju Jorkut ky zhvillim nuk vjen papritur, pasi vendi ka jetuar mbi kapacitetet e tij dhe i ka hedhur dollarët pa u kujdesur se ku bien ato: “Petrodollari po riqarkullon. Deri para pak kohësh këto vende (Kina, Arabia Saudite) mbanin edhe bono thesari të ShBA-ve me të ardhura të ulëta, 3 - 5 përqind. Tani që ato shohin se SHBA-të kanë nevojë për financim, preferojnë t'i blejnë aksionet direkt nga ne dhe kapitali ynë."
Hong Kong Stock Exchange
Hong Kong Stock ExchangeFotografi: AP
Të gjitha këto janë biznese Këto biznese investuesit nga Pekini ose Riadi i kanë parë edhe tek kryespekulanti Gordon Gekko në film dhe tek pasardhësit e tij në realitet. Por përqindjet e miliardave nuk janë aq të larta saqë ata të të kenë të drejtën e fjalës në katet e shefave në Wall Street, thotë Roubini. E megjithatë opinioni publik po qan me të madhe për përuljen dhe humbjen e pushtetit. Kandidatët e zgjedhjeve presidenciale po thërrasin për të shpëtuar pushtetin monetar të Amerikës nga fondet dhe fuqitë e huaja: “Unë jam shumë e shqetësuar sepse janë shuma të mëdha parash dhe se këto fonde kontrollohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga shtetet ose nga persona që kanë raporte të ngushta me qeveritë e këtyre shteteve." Hillary Clinton është një nga ato që kërkojnë transparencë, kontroll , rregulla dhe kufij , pikërisht në vendin e kapitalistëve të pakufijshëm, të cilët shpesh e anashkalojnë bursën për t'iu shmangur kontrollit.