1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kush është Xho Bideni?

Klaus Kastan25 Gusht 2008

Barak Obama bëri të ditur se ai kishte zgjedhur Xho Biden-in (Joe Biden) si kandidat për postin e zëvendëspresidentit. Senatori 65-vjeçar është ekspert me përvojë në politikën e jashtme dhe veç kësaj një orator brilant.

https://p.dw.com/p/F4Gz
Senatori Xho Biden
Senatori Xho BidenFotografi: AP

"Të nderuar zonja dhe zotërinj, në lojë janë shumë gjëra."

Kjo është një nga fjalitë e preferuara të Xho Bidenit, senatorit nga shtetit federal Delaware. Dhe këto shumë gjëra janë në lojë për 65-vjeçarin që prej këtij çasti. Në krah të Barak Obamas ai dëshiron të zgjidhet në 4 nëntor zëvendëspresident i SHBA.

Bideni ka pas vetes një karrierë të gjatë politike. Në vitin 1973 ai ishte senatori më i ri që u fut në kongresin e SHBA. Sot ai është një nga politikanët më me përvojë të SHBA. Në fakt juristi Biden donte të kandidonte vetë këtë vit te demokratët për president, por për këtë atij i mungoi që në zgjedhjet preleminare mbështetja te partia e tij dhe ai u shkëput herët nga gara.

Te Barak Obama Bideni ka kritikuar në të kaluarën mungesën e përvojës së tij në politikën e jashtme- dhe pikërisht politika e jashtme është ana e tij më e fortë. Në një intervistë, para pak kohësh senatori tha për Barak Obaman, se ai:

"Në të gjitha drejtimet ka përparësi përballë Xhon Makkeinit, me përjashtim të një fushe: të përvojës politike. Këtu njerëzit janë të mendimit se nevojitet përvojë më e gjatë politike."

Përvoja shumëvjeçare politike e Xho Bidenit ishte me siguri një nga pikat kryesore të përparësisë, që bëri që Obama të vendosë për të. Bideni është kryetar i Komisionit me shumë ndikim të Politikës së Jashtme në Senatin e SHBA. Vetëm pak ditë më parë ai udhëtoi për në Gjeorgji- dhe që ky udhëtim ishte një indikacion për faktin se ai mund të bëhej "running mate" "shok në vrap" me Obaman. "Running Mate" quhet në SHBA kandidati për postin e zëvendëspresidentit. Bideni vetë deklaroi para pak kohësh: po të më pyeste Obama, unë do ta merrja përsipër këtë punë.

Tani ai e ka marrë përsipër këtë punë- dhe që fushata elektorale në dy muajt e gjysmë të ardhshëm do të jetë për të një sfidë e madhe. Do të jetë para së gjithash detyrë e tij që t'i bëjë për vete punëtorët e bardhë në zgjedhjet e nëntorit. Ky grup zgjedhësish mban më tepër qendrim skeptik ndaj Obamas. Dhe shpresohet që ai të fitojë për vete si zgjedhës edhe shumë katolikë, prej të cilëve më shumë se gjysma në SHBA bëjnë pjesë te zgjedhësit që e ndryshojnë mendimin. Bideni është rritur në Pensilvani, në një familje katolike me shumë fëmijë dhe për shumë vite ka qenë prind beqar. Gruaja e tij e parë u vra në një aksident automobilistik.

Emërimi i Bidenit sjell me vete edhe një rrezik: nganjëherë, senatori ka tendencë të bëjë deklarata të pamenduara. Kjo ndodhi edhe vitin e kaluar, kur ai tha për Barak Obaman:

"Si afro-amerikan Obama është në gjendje që të artikulojë mirë. Ai është i çelët, i pastër dhe ka pamje simpatike. Ai është një histori ideale."

Atëherë Bideni shprehu keqardhje për këtë deklaratë raciste. Obama ia pranoi faljen. Tani ata do të futen së bashkunë fushatën elektorale.