1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kushtetuta evropiane dhe të drejtat e pakicave

Judith Hartl13 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/Ar7d
Në Gjermani zyrtarisht njihen katër pakica. Pakica daneze, frizët, sintët e romët si dhe populli sorb. Këto pakica mbështeten nga qeveria federale gjermane në mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës së tyre. Gjithsejt janë rreth 200 000 njerëz, thotë i ngarkuari i qeverisë gjermane me çështjet e pakicave, Johen Velt. Megjithatë i ngarkuari i qeverisë gjermane me çështje të pakicave, Johen Velt angazhohet që mbrojtja e pakicave të garantohet edhe me kushtetutën e re evropiane.

"Ata fillimisht posedojnë nënshtetësinë gjermane, ata kanë një gjuhë të veten, kulturë dhe histori - pra një identetit dhe tradicionalisht janë vendas në Gjermani. Ata këtu jetojnë në rajone dhe vendbanime të trashëguara", sqaron Velt.

Këto pakica sipas Velt në Gjermani kanë mundësinë dhe të drejtën që të kultivojnë dhe ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat e tyre. Financiarisht ato mbështeten nga federata, landet dhe vet komunat:

"Në ruajtjen e identitetit dhe gjuhës së pakicave nga shteti duhet të plotësohen kushtet e domosdoshme në mënyrë që të këto pakica të mbajnë identitetin e tyre dhe ta zhvillojnë atë. Ky është përfundimisht qëllimi i mbrojtjes së pakicave nacionale", thotë Velt.

Megjithatë me rëndësi vendimtare për këto pakica në të radhmen është se si do të trajtohen pakicat në mbarë Evropën, mendon Velt. Edhe pse nga viti 2000 ekziston një kartë evropiane për të drejtat themelore në të cilën ë shtë saktësuar se pakicat nuk guxohet të diskriminohen dhe duhet respektuar feja, kultura dhe gjuha e tyre, prapëseprapë deri tash ajo nuk ka detyrim ligjor:

"Aktualisht ne duhet të të konkludojmë se brenda për brenda Bashkimi Evropian mungojnë tërsisht rregullat e përbashkëta lidhur me të drejtat e pakicave", nënvizon Johen Velt.

Kushtetuta evropiane për të cilën po punohet ende është një rast i mirë për ndryshimin e kësaj gjendje dhe sigurimin e mbrojtjes së pakicave me kushtetutë. Qeveria federale angazhohet për këtë por dihet sqaron Velt se shumë shtete evropiane janë kundër një plani të tillë:

"Detyrë e imja si i ngarkuar i qeverisë me çështjet e pakicave është që këtë proces të zhvillimit evropian ta mbështes në të mirë të pakicave kombëtare. Mendoj se është me rëndësi që të theksohet se të drejtat e pakicave janë të drejta të njeriut, të drejta të njeriut të cilat nuk duhet të përfundojnë në kufinjët e shtetit por të vlejnë në përgjithësi", thotë Velt.

Megjithatë Johen Velt përkufizon se deri më tash është ligjvënësi ai që përcakton definimin e pakicës. Në Gjermani përshembull një grup duhet ë tjetoj më tepër se 100 vjet për tu njohur si pakicë. Kështu që emigrantët si turqit apo polakët nuk trajtohen ende si pakicë në Gjermani.