1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kuvendi i ri i Serbisë hedh poshtë propozimin e Marti Ahtisarit për Kosovën

DW15 Shkurt 2007

Në rezolutën e parlamentit serb thuhet se propozimi i ish-presidentit finlandez Marti Ahtisari, shkel ligjin ndërkombëtar dhe nuk respekton integritetin territorial të Serbisë

https://p.dw.com/p/ArYY
Parlamenti i Serbise
Parlamenti i SerbiseFotografi: AP Photo

Me shumicë votash, parlamenti i ri i Serbisë ka hedhur poshtë planin e Kombeve të Bashkuara për statusin e ardhshëm te Kosovës. Parlamenti me 250 anëtarë gjithsej ka votuar pro rezolutes me 225 vota dhe kundër me 15 vota. Demokratët liberalë, ashtu siç kishin deklaruar më parë votuan pro planit dhe po ashtu deputeti i shqiptarëve të Preshevës, Riza Halimi.

Në Rezolutën e parlamentit thuhet ndër të tjera se propozimi i OKB-së, i publikuar më 2 shkurt nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari, shkel ligjin ndërkombëtar duke mosrespektuar integritetin territorial të Serbisë.

Rezoluta u hartua nga kryeministri në largim Vojsllav Koshtunica, i cili vitin e kaluar mori mbështetjen e parlamentit për një kushtetutë që deklaroi Kosovën si pjesë të Serbisë. Presidenti serb pro perëndimor, Boris Tadiç, u rendit së bashku me Koshtunicen në mbështetje të rezolutës.

Në fjalën e tij para deputetëve,Tadiç tha: "Thelbi i planit të Ahtisarit nuk lë dyshime. Në fakt ky është një plan që hap rrugën për pavarësi të Kosovës, me të cilën shkelet sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit tonë, gjë që Ahtisari nuk e përmend fare. Pranimi i këtij propozimi do të kishte karakter antikushtetues", tha presidenti serb.