1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ky është fillimi! Në Uashington takohet kuarteti i Lindjes së Mesme

Kristina Bergman3 Shkurt 2007

Për herë të parë pas një kohe të gjatë është takuar kuarteti i Lindjes së Mesme me përfaqësues nga SHBA, Rusia, BE-ja dhe OKB-ja. Gjermania si kryesuese e presidencës evropiane, u përfaqësua nga ministri i jashtëm, Frank Valter Shtajnmajer

https://p.dw.com/p/Aqn7
Kondoliza Rajs
Kondoliza RajsFotografi: AP

Shumë të mëdha ishin shpresat për takimin e kuartetit të Linjdes së Mesme. Këtë e pohoi edhe ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer. Por pjesëmarrësit nuk mund të lëvizin çelsëin dhe papritur të përmirësojnë çdo gjë. Të gjithë janë realistë për ta ditur këtë, para së gjithash në një kohë kur dhuna në Lindjen e Mesme po vazhdon, tha Shtajnmajer: Kjo të bën të mendosh se ç'pamje do të kishte ky proces që kemi para nesh dhe sa është e mundur që ai të jetë i sukseshëm. Kjo situatë tregon edhe përgjegjësinë tonë, pr përgjegjësinë që ka bashkësia ndërkombëtare me qëllim që t'i mbështesin biseidmet e filluara mes presidentit abaz dhe kryeministrit olmert me një vullnet të ri dhe energjik."

Megjithatë nuk pati ndonjë rezultat të dukshëm nga takimi i kuartetit. Në deklaratën e kuartetit, lexuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon pohohet ajo që tashmë dihet. Më shumë vëmendja i kushtohet rrugës për qëllimin sesa vetë qëllimit. Në fund të procesit të paqes do të duhet të krijohen dy shtete të pavaruara, që do të bashkëjetojnë në paqe krah njëri- tjetrit. Ky është sinjal ndaj izraelitëve se pa lëshime territoriale nuk ka rrugëdalje.

Ndërsa mesazhi drejtuar palestinezëve është: "Kuarteti pret pa dallim mbështetjen e një qeveria palestineze, e cila heq dorë nga dhuna, njeh Izraelin dhe vë në jetë marrëveshjet dhe detyrimet e mëparshme. Këtu bën pjesë edhe plani i paqes, road map."

Në këtë pikë kuarteti do të vazhdojë të punojë ende. Brenda një kohe të shkurtër, Kondoliza Rajs do të jetë prezente në bisedimet mes presidentit palestinez, kryeministrit izraelit, Ehud Olmert dhe pas kësaj do të takohet menjëherë kuarteti në Berlin. Megjithatë nuk është paraqitur asnjë plan kohor lidhur me takimet e ardhshme.

Në lidhje me Sirinë, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov u shpreh se ky vend mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në procesin e paqes. Ndërsa ministrja e jashtme amerikane Kondoliza Rajy u përqëndrua vetëm në faktin që konflikti mes izraelitëve dhe palestinezëve është një konflikt para së gjithash mes këtyre dy palëve: Po qe se të gjitha janë dakord, që secili të bëjë atë që mundet të bëjë, me qëllim që t'i jepet fund konfliktit mes izraelitëve dhe püalsetinezëve, atëherë nuk është nevoja për ndërmjetësues, por për më shumë përkrahje."