1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Löw prezanton ekipin kombëtar të Gjermanisë për Kampionatin Botëror të Futbollit

6 Maj 2010

Një muaj para fillimit të kampionatit botëror të futbollit në Afrikën e Jugut trajneri prezantoi ekipin.

https://p.dw.com/p/NFjy
Trajneri i ekipit gjerman të futbollit, Joachim Löw.Fotografi: picture alliance / dpa

Trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë Joachim Lëw ende nuk ka vendosur për numrin një në Kampionatin Botëror, që zhvillohet në Afrikën e Jugut. "Ne do të konsultohemi deri në fund të javës së ardhëshme dhe do të vendosim për portierin", tha Lëw gjatë nominimit në Shtutgart të skuadrës, që merr pjesë në Kampinatin Botëror në qershor.

Ekipi përmban dy të rinj, por ndonjë ndryshim të madh nuk ka.

I papritur ishte në prezantimin ekipit mbrojtësi Denis Aaogo, i riu, që sapo ka hyrë në ekipin e Hamburgut. Në kombëtare do të jenë nëntë lojtarë nga ekipi i Bajernit të Mynihut. Disa nga ekipi me 27 lojtarë do të luajnë vetëm me Maltën. Portierët kandidatë, pas lëndimit të portierit të Leverkuzenit Rene Adler, janë: Jërg Butt, Manuel Neuer, Tim Wiese. Në sulm do të jenë Cacau, Gomez, Podolski, Kießling, Klose, Müller. Mesfushorë do të jenë Ballack, Khedira, Kroos, Maron, ëzil, Schweinsteiger, Träsch, Trochowski. Disa nga emrat në mbrojtje janë: Aago, Badstuber, Beck, Boateng, Friedrich, Lahm, Jansen, Mertesacke.

Autor: dpa/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica