1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lahm apo Ballack?

9 Gusht 2010

Ende vazhdon përplasja për postin e kapitenit në skuadrën kombëtare gjermane. Zgjedhja midis Ballack-ut apo Lahm-it duhet të bëhet tani.

https://p.dw.com/p/OfKB
Lahm apo Ballack?
Lahm apo Ballack?Fotografi: AP/Montage DW

Se kush do të jetë kapiteni i skuadrës gjermane Michael Ballack apo Philipp Lahm, trajneri gjerman, Joachim Löw duhet ta vendosë deri në ndeshjen miqësore me Danimarkën ditën e enjte.

"E rëndësishme është për mua të flasë me të gjithë aktorët personalisht dhe kjo nuk do të bëhet sot ose nesër, por pak para përcaktimit të 11-s me Danimarkën", tha Löw.

Kombëtarja gjermane
Kombëtarja gjermaneFotografi: picture alliance/augenklick

Vetë Michael Ballack shpreson të jetë kapiten. "Nuk kam dëgjuar gjë tjetër", ka thënë Ballack para mediave. Ndërsa kapiteni që udhëhoqi kombëtaren gjermane në Afrikën e Jugut, Philipp Lahm, ia ka lënë vendimin trajnerit. Lahm ka theksuar se kjo nuk është një luftë për pushtet.

Autor: Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama