1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Le të kthehemi në pjesë e zgjidhjes së problemit

Henrik Böhme / Bali12 Dhjetor 2007

Në konferencën botërore për klimën që po zhvillohet në Bali kanë filluar bisedimet në nivel ministrash. 144 ministra dhe të dërguar nga 190 shtete do të marrin vendime për politikën e ardhshme për klimën.

https://p.dw.com/p/CadI
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon në Konferencë
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon në KonferencëFotografi: AP

Faza më e nxehtë e konferencës së klimës në Bali filloi me një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga terrori në Algjer. Edhe Sekretari i Pergjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon shprehu keqardhjen e tij për viktimat. Pastaj ai ju drejtua pjesëmarrësve të konferencës së klimës me një apel të qartë: "Nëse do të largohemi nga kjo konferecencë pa marrë vendime atëherë do të tregohemi dështakë, jo vetëm në sytë e qeverive që na kanë ngarkuar me këtë detyre, por edhe para gjithë njerëzve të botës që kanë kthyer sytë nga ne dhe preson zgjidhje".

Procesi i vështirë

Megjithatë rruga për marrjen e vendimeve është shumë e vështirë, sepse në konferencë sundojnë grindjet nëse duhen marrë apo jo vendimet për vendosjen kufijve të detyrueshëm për uljen e gazrave që shkaktojnë efektin serë, apo nëse do të merre vetëm vendimet për procesin që duhet të ndiqet. Pikëpamjet e europianëve, amerikanëve dhe vendeve në zhvillim janë të ndryshme. Presidenti i Indonezisë Susilo Bambang Yudhoyono thotë: "Ne duhet të sigurohemi se Kombet e Bashkuara të Amerikës, superfuqia më e madhe ekonomike e botës, dhe prodhuesi më i madh i gazrave që shkaktojnë efektin serë, si prirës i teknologjisë botërore, do të marrë pjesë në marrëveshjet që do të arrihen për mbrojten e klimës në vitin 2012."

Australia prin në marrjen e vendimeve

Me duartrokitje të mëdha u prit edhe kryeministri i australisë Kevid Rudd. Ai ratifikoi para një jave marrëveshjen e Kijotos dhe këtu në Bali thotë se: "Qeveria australiane ka vendosur që deri në vitin 2050 të ulë në krahasim me vitin 2000 me 60 përqind gazrat e prodhuara. Dhe për të arritur këtë ne do të ngremë deri në vitin 2010 një sistem për tregtimin e emisioneve të gazrave."

Faktet shkencore për pasojat e ndryshimit të klimës i tha më parë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon: "Ne të gjithë jemi pjesë të problemit të rritjes së temperaturës së klimës - le të kthehemi edhe në pjesë e zgjidhjes së problemit - dhe këtë ta fillojmë këtu në Bali. Na lini ta kthejmë krizën e klimës në një pakt për klimën".