1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Legjislacioni i ri shqiptar mbi konkurrencën dhe ndihmën e shtetit

Leke Plani10 Qershor 2005

Duke qënë se Shqipëria ka zgjedhur për t’iu bashkuar Bashkimit Europian në një të ardhme të afërt,gjë që mes të tjerash kërkon kryerjen e ndryshimeve domëthënëse në mënyrën e zhvillimit të biznesit, autoriteti i konkurencës dhe drejtoria e ndihmës shtetërore ekonomike, me mbështetjen e Agjensisë gjermane për Bashkëpunim, GTZ, prezantuan sot në Shkodër legjislacinin e ri shqiptar mbi konkurencen dhe ndihmën shtetërore.

https://p.dw.com/p/AqkX
Fotografi: AP

Qëllimi i këtij takimi një ditorishte nxitja e zhvillimit të konkurencës në të gjitha aspektet e jetës tregtare dhe asaj industriale, në tërë rajonin verior të vëndit, harmonizuar kjo me legjislacionin evropian, si dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale të nevojshme për zbatimin efikas të tij. Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe ato të pushtetit vendor, në fjalën e tyre një zëri u shprehen se "konkurenca efektive është teper e rëndësishme për një ekonomi të hapur tregu, pasi ajo rrit cmimet, cilësinë dhe mundësinë e zgjedhjes së konsumatorit".
Drejtoresha e Ndihmës Shtetërore, pranë Ministrisë së Ekonomisë, Edlira Baraj, duke paraqitur rrugët më efektive në drejtim të nxitjes së konkurencës së madhe dhe të ndershme theksoi se "zbatimi i ligjit është një instrument i rëndësishëm, por zbatimi i politikës së konkurencës, është më shumë sesa vetem zbatimi i ligjit". Sipas saj, ai përbën mënyren e organizimit të të gjithë ekonomisë shqiptare.
"Shqipëria është pretendente për të hyrë në Bashkimin Europian. Prandaj ajo duhet të ndryshojë zhvillimin e biznesit dhe që do të ndikojë në mënyren e jetesës së populit shqiptar", pohoi eksperti i huaj Aleksander Kolosovski. Në referimin e tij, lidhur me filozofinë e politikës së konkurencës nënvizoi se: "Sic e dini, në Shqipëri ju keni një game legjislacioni dhe akti i parë që është aprovuar në vitin 2003, ka të bëjë me mbrojtjen e konkurencës dhe kjo ka krijuar baza të mjaftueshme në rregullimin e konkurencës në vënd. Mbështetja e fiozofisë së politikës së konkurencës, shënon fillimin e këtij procesi, i cili sipas ekspertit të huaj Aleksander Kolsovski, do të pasohet dhe do të bazohet kryesisht në parimet bazë të ligjit të shtetit shqiptar.