1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liberalët dhe komunistët protestojnë bashkarisht kundër qeverisë në Moskë

Herman Krause1 Prill 2007

Kritikë të qeverisë ruse demonstruan dje në disa pjesë të Moskës. Në sheshin Pushkin ishin mbledhur partitë e reja kritike të Kremlinit dhe Fronti i bashkuar qytetar të ish-kampionit botëror në shah Garri Kasparov. Pothuajse në të njëjtën kohë përballë teatrit Bolshoi demonstruan komunistët

https://p.dw.com/p/ArJ3
Gari Kasparov
Gari KasparovFotografi: AP

Rreth 1500 policë, të ashtuquajturit milicët rus po ruanin dhe kontrollonin 300 demonstruesit e mbledhur në sheshin Pushkin.

"Çfarë do të thotë kjo? Mijëra policë dhe milicë janë këtu. Ky është reagimi i shtetit policor. Ai ka frikë, asgjë tjetër".

Kështu u shpreh ish-kampioni botëror në shah Gary Kasparov. Aleanca e tij "Për një Rusi tjetër" pat bërë thirrje për tubim ngajshëm si Partia Liberale 'Jabloko'. Temë kryesore: gjendja sociale në Moskë ku hendeku mes të pasurëve dhe të varëfërve po thellohet gjithnjë e më shumë. Kasparov:

"Ata që ndodhen lart mendojnë vetëm se si të pasurohen. Dhe ata kanë frikë. Për shkak se ata nuk e dijnë se çfarë do të vij pas zgjedhjeve presidenciale në vitin 2008. Andaj provojnë që sa më shpejt të vjedhin sa më shumë para", tha Kasparov.

Në të njëjtën kohë rreth 2000 deri në 3000 komunistë po demonstronin përballë teatrit Bolshoi. Ata ngritën zërin për kushtet e rënda të pensionistëve të cilët marrin mesatarisht nga 120 euro në muaj. Flamuj të kuq dhe atmosferë e ndezur:

"Lushkovi duhet zëvendësuar. Të gjithë ata që nodhen lart duhet dëbuar. Ata janë hajna dhe kriminelë. Prej nga gjithë këto para. Si mund të jetë kaq i pasur një kryebashkiak. Ai duhet rrasur në burg".

Pak më vonë protestës së komunistëve i bashkangjitet Kasparovi me disa ithtarë të 'Jablokos'. Pamje këto të paimagjinueshme. Përfaqësues të Partisë Liberale protestojnë krahë për krahë me komunistët. I bashkoi armiku i përbashkët. Tubimi hapet nga një përfaqësues i Partisë Komuniste të Moskës:

"Çmimeve të banesave, asaj çfarë po ndodh në ushtri, korrupcionit në polici, të gjithave u themi jo. Poshtë regjimi armiqësor i popullit".

Për Kasparovin dita e djeshme ishte një provë gjenerale për një protestë masive 'Anti-Putin' e cila është paralajmëruar të mbahet me partitë tjera liberale me 14 prill. Kasparov do të mobilizoj për këtë protestë ithtarë e tij nga qytetet e tjera ruse.