1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liberalët pretendojnë të rikthehen sërish në pushtet

Marcel Fürstenau7 Qershor 2004

Zgjedhjet e kësaj fundjave për Parlamentin Evropian dhe ato për parlamentin e Landit të Tyringenit janë shanci i fundit për partinë liberale për të dëshmuar se Gjermania ka nevojë edhe për një parti të këtij tipi.

https://p.dw.com/p/Ar6R
Luftarak në kongresin e partisë liberale - kryetari Guido Westerwelle
Luftarak në kongresin e partisë liberale - kryetari Guido WesterwelleFotografi: AP

Këtë fundjavë u organizua në Dresden kongresi i partisë liberale gjermane në të cilin morën pjesë 662 delegatë. Liberalët gjenden para sfidash të mëdha sa u përket zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare në Gjermani, që do të zhvillohen në vitin 2006. Kryetari i kësaj partie Gido Westerwelle dëshiron që liberalët të rikthehen në pushtet, ndërkohë që shumica e anëtarëve të partisë mendojnë se ai vetë është përgjegjës për emrin e keq që gëzon për momentin kjo parti.

Westerwelle ishte i fundit që e kuptoi, se sa dëme i solli partisë me politikën dhe stilin e tij sa orgjinal aq dhe provokues dhe joserioz ish-anëtari i kësaj partie Jyrgen Mëlleman, që vrau para disa kohësh veten. Partia liberale mban tani barrën e kësaj mungese serioziteti dhe e ka tepër të vështirë që të profilizohet sërish si një parti serioze dhe forcë politike alternative.

Westerwelle dhe politikanë të tjerë drejtues të kësaj partie u përpoqën që të ndërmarrin një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të imazhit të partisë. Në kongresin e Dresdenit u diskutua për çështje programatike si në politikën e jashtme, ashtu edhe në atë ekonomike dhe sociale të vendit. Liberalët dolën me kërkesa të tilla si krijimin e zonave ekonomike të posaçme në lindje të Gjermanisë apo me privatizimin e sistemit të sigurimeve shëndetsore.

Në Dresden nuk pati kontroversa. Në kongres ndihej qartë dëshira për t'u paraqitur sa më harmonikë. Madje u vunë re edhe nota emocionale, të pazakonshme për këtë parti. Paraardhësi i Westerwelles, Wolfgang Gerhard u kërkoi anëtarëve të partisë së tij që të angazhohen të gjithë duke besuar në forcën e kësaj partie.

Zgjedhjet e kësaj fundjave për Parlamentin Evropian dhe ato për parlamentin e Landit të Tyringenit do të tregojnë nëse kjo parti është e aftë që të ekzistojë edhe në të ardhmen. Në çështje të tilla si të drejtat e njeriut, ligji për emigracionin apo siguria e brëndshme rilindja e një politike liberale është më e domosdoshme se kurrë, për shkak se social-demokratët dhe të gjelbërit kanë kohë që po tërhiqen nga këto aspekte.

Në rast se do të humbasin në zgjedhje partia liberale dhe kryetari i saj do t'i kenë punët keq, sepse nuk do të kenë mundësi t'u jepet një shanc tjetër.