Libi: Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon t’i jepet fund luftimeve

Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon që trupat e gjeneralit renegat libian, Chalifa Haftar të ndalojnë marshimin e tyre drejt Tripolit. Edhe ministrat e Jashtëm të grupit të G7 kërkojnë t’i jepet fund ofensivës.

Këshilli i Sigurimit të OKB tha se është „shumë i shqetësuar" për ofensivën e trupave të gjeneralit të fuqishëm, Chalifa Haftari. Të ashtuquajturës Ushtria Nacionale Libiane (LNA) e Chalifa Haftarit, i kërkohet „të ndalojë të gjitha lëvizjet ushtarake", tha ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen mbas një takimi të thirrur urgjentisht në Nju Jork. Gjermania mban kryesinë e Këshillit të Sigurimit.

Organizmi i OKB do të verë para përgjegjësisë për përshkallëzimet e reja në Libi të gjithë përgjegjësit, shtoi Heusgen. „Në këtë konflikt nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake."

I ngarkuari i posaçëm i OKB me Libinë, Ghassan Salame informoi Këshillin e Sigurimit në një takim me dyer të mbyllura për situatën aktuale në vendin afrikano-verior. Që prej rrëzimit të detyruar me forcë me ndihmën edhe të perëndimit, të pushtetmbajtësit Muammar al – Gaddafi, në vitin 2011, në vend sundon kaosi.

Luftë për pushtet

Luftëtarët e Haftarit duan që të marrin kryeqytetin libian, Tripoli. Atje ndodhet në pushtet qeveria e njohur nga ndërkombëtarët e kryeministrit Fajis al-Sarradsch, i cili është në garë për pushtet me Haftarin, për të drejtuar vendin e pasur me naftë. Gjenerali renegat përkrahet nga Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti. Po ashtu si qeveria e Saradsch-it edhe LNA e Haftarit është e lidhur me shumë milicë lokalë.

Trupat nga Misrata zhvendosen për të mbrojtur Bengasin

Luftime të ashpra

Në afërsi të Tripolit milicët besnikë të qeverisë kanë zhvilluar luftime të ashpra me trupat e Haftarit. Një zëdhënës i LNA, deklaroi se luftëtarët e Haftarit morën kontrollin mbi aeroportin ndërkombëtar që ndodhet në rrethinat jugore të qytetit. Para mbajtjes së takimit në Këshillin e Sigurimit të OKB, ministrat e Jashtëm të G7 kërkuan ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Libi. Palët në konflikt duhet t‘ i japin fund menjëherë „të gjitha aktiviteteve dhe lëvizjeve të trupave rreth Tripolit", deklaruan në Dinardin e Francës ministrat e mbledhur për konsultime.

Infrastruktura e shkatërruar në Bengazi, 4 prill 2015

Luftimet e fundit në afërsi të Tripolit penguan përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të arritur një proces politik në vendin e kapluar nga lufta civile, thuhet më tej. Nëpërmjet dhunës së re vihet në rrezik jeta e civilëve.



ac/gri/hk (dpa, afp, rtr)

Më shumë për këtë temë

Na ndiqni!