1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Libi: Parlamenti merr pushtetin

Mimoza Cika-Kelmendi9 Gusht 2012

Në Tripoli u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pushtetit nga Këshilli i Përkohshëm tek parlamenti i zgjedhur një muaj më parë. Megjithatë rruga drejt demokracisë është e gjatë dhe situata në vend e brishtë.

https://p.dw.com/p/15n1Q
Head of Egypt's military council Field Marshal Hussein Tantawi (front L) walks beside Chairman of Libya's National Transitional Council Mustafa Abdul Jalil (R) during his visit to Tripoli January 16, 2012. REUTERS/Esam Al-Fetori (LIBYA - Tags: POLITICS MILITARY)
Fotografi: REUTERS

Në Libi ka nisur zyrtarisht punën parlamenti i ri. "Asambleja kombëtare" prej 200 deputetësh do të zevëndësojë Këshillin e përkohshëm, i cili ka drejtuar vendin qysh prej rënies së pushtetmbajtësit Muamar al Gadafi vitin e kaluar. Në fjalën e tij kryetari i Këshillit të përkohshëm kombëtar, Mustafa Abdul Xhalil deklaroi që forumi nuk ka arritur të rivendosë plotësisht sigurinë në vend. Por këshilli ka reaguar në "kohën e duhur".

Ceremonia në kryeqytetin e Libisë, Tripoli ishte edhe transferimi i parë paqësor në historinë më të re të Libisë. Kjo ceremoni u zhvillua të mërkurën (08.08), në mbrëmje vonë për shkak të muajit të Ramazanit.

Me një gjest simbolik, kryetari i Këshillit të Përkohshëm Kombëtar, Mustafa Abdel-Xhalil i dorëzoi pushtetin parlamentit - një hap i rëndësishëm i Libisë në rrugën drejt demokracisë. Por situata në Libi megjithatë vazhdon të jetë e brishtë. Në fillim të javës kuartieri kryesor i Kryqit të Kuq në qendër të Bengasit është mbyllur, pasi kishte pasur një sulm ndaj zyrës në Misrata.

A woman celebrates on the streets after casting her vote during the National Assembly election in Tripoli's Martyrs square July 7, 2012. Crowds of joyful Libyans, some with tears in their eyes, parted with the legacy of Muammar Gaddafi on Saturday as they voted in the first free national election in 60 years. REUTERS/Zohra Bensemra (LIBYA - Tags: ELECTIONS POLITICS)
Fotografi: Reuters

Prandaj detyra më e rëndësishme në vend është vendosja e sigurisë. Në zgjedhjet e para demokratike në historinë e vendit që u zhvilluan para një muaji, liberalët e ish-kryeministrit Mahmud Xhibril dolën si grupimi politik më i fortë. Por shumica e vendeve në parlament mbahet nga kandidatët e drejtpërdrejtë, që ishin në qendër të vëmendjes gjatë revolucionit të zhvilluar në vend. Javën e ardhëshme 200 deputetët do të formojnë një qeveri të re të përkohshme dhe do të përgatisin zgjedhjen e një Këshilli Kushtetues. Një rrugë e gjatë drejt demokracisë.