1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lideri i opozites Edi Rama: Kryeministri Berisha gënjen shqiptarët per ritmet e zhvillimit ekonomik të vendit

Ani Ruci / Tiranë21 Gusht 2008

Kontrasti mes të dhënave të FMN-së dhe atyre të qeverisë shqiptare, argumenti kryesor i liderit te opozites.

https://p.dw.com/p/F2PC
Edi Rama
Edi RamaFotografi: DW

Të dhënat e raportit të fundit të FMN për zhvillimin ekonomik dhe ecurinë demokratike të Shqipërisë përshkruajnë një realitet të ndryshëm nga ai i paraqitur para disa ditësh nga kryeministri Berisha. Ai është i zymtë dhe larg notave entuziaste të kryeministrit.
Lideri i opozites Edi Rama, iu referua dje pikërisht këtij raporti për të sulmuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë për publikim shifrash të rreme.

Shqipëria vazhdon të çalojë në luftën kundër korrupsionit
Shqipëria vazhdon të çalojë në luftën kundër korrupsionitFotografi: picture-alliance/dpa

FMN: Në krahasim me vitin 2005 korrupsioni në Shqipëri është rritur dy herë


Sipas FMN-së korrupsioni në Shqipëri jo vetëm nuk është ulur por është rritur dy herë në krahasim me vitin 2005, ndryshe nga deklarata e kryerministrit Berisha se shtatë muajt e parë të këtij viti shënojnë rezultatet më të mëdha në luftën ndaj tij.


Lideri i socialistëve Rama duke komentuar të dhënat e FMN-së "Kjo është e vërteta mbi gjendjen reale të Shqipërisë sot, ku nuk mund të kemi më shumë dinjitet, investime dhe vende pune por më shumë andralla për shkak të moszbatimit të ligjeve dhe të mungesës flagrante të barazisë para ligjit dhe më shumë papunësi dhe plagë sociale."Dështimi në luftën kundër korrupsionit, tha Edi Rama, do të jetë edhe faktori kryesor që do të sjellë humbjen e demokratëve në zgjedhjet parlamentare te vitit të ardhshëm


Argumenta të tjera për rënien ekonomike të përdorura nga lideri socialist Edi Rama është niveli i lartë i deficitit, thellimi i varfërisë në fshat kufizimi i lirive të biznesit si edhe dështimi i reformës në sektorin e energjitikës. "KESH-i është një bombë me sahat në ekonomine e vendit që duhet çaktivizuar me reforma të guximshme, por edhe në një klimë politike të favorshme për t'i bërë të mundura këto reforma jetike. Por për fat të keq gjendja e KESH-it është shumë e errët dhe e nesërmja e pasigurtë, sepse gjërat që duheshin bërë sot, janë lënë çdo ditë për nesër," - tha Edi Rama.


Pak orë para publikimit të qëndrimit të mësipërm të opozitës ndaj bilancit shtatëmujor të qeverisë, kryeministri Berisha përsëriti në mbledhjen e Këshillit të Ministrave suksesin e asaj që ai e quajti" filozofi të qeverisjes së tij".

Berisha bëri të ditur uljen me 5 % të të nivelit të sigurimeve shoqërore që çdo punëdhënës duhet të paguajë për të punësuarit e tij. "Sipërmarësit shqiptarë që dy vjet më parë paguanin 31% sigurim shoqëror për të punësuarit, më 1 janar 2009 do të paguajne vetëm 15%," - tha kryeministri Berisha.


Dy vjet më parë qeveria Berisha ngriti pagën referuese, gjë që rriti vlerën e shumës që punëdhënësit ishin të detyruar të paguanin për të punësuarit e tyre.