1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lidhja e partive të majta gjermane ka shanse të bëhet forca e tretë në Bundestag

Hans Shpros / Anila Shuka20 Qershor 2005

Bashkimi i Alternativës Punë dhe Drejtësi Sociale (VAGS) me Partinë e Socializmit Demokratik (PDS) nuk po behet nga dashuria. Dy partite e majta gjermane e dine fare mire qe vetem të bashkuara kanë shanse të arrijnë deri në Bundestag e madje t’ua kalojnë "Të Blertëve" dhe "Liberalëve".

https://p.dw.com/p/Ar3P
Oskar Lafontaine -Kandidati kreysor per Nordrajn-Vestfaline i Alternatives Zgjedhore Pune dhe Drejtesi Soziale (VASG)
Oskar Lafontaine -Kandidati kreysor per Nordrajn-Vestfaline i Alternatives Zgjedhore Pune dhe Drejtesi Soziale (VASG)Fotografi: AP

Aleanca mes dy partive të majta, Alternativës Zgjedhore Punë dhe Drejtësi Sociale (në gjermanisht shkurt: VASG) dhe Partia e Socialzmit Demokratik (PDS) po merr konture gjithmonë e më të qarta. Kjo doli në pah nga kongreset e degëve që u zhvilluan të shtunën në disa lande. Ish- kryetari i Partisë Socialdemokrate, Oskar Lafonten, u caktua në Këln si kandidat kryesor për Landin e Nordrajn-Vestfalisë. Shumica e delegatëve u shprehën të gatshëm për koalicion zgjedhor me PDS-në, por pati edhe shumë zëra kritikë. "I kuptoj ata që kanë rezerva ndaj PDS-it i kuptoj edhe argumentat e tyre. Por i kam studiuar me vëmendje ndryshimet që kanë ndodhur në PDS gjatë viteve të kaluara." – është justifikuar Lafonten.

PDS-ja u krijua menjëherë mbas rënies së murit të Berlinit si pasardhëse e Unitetit Socialist të Gjermanisë. Kjo e fundit kishte qeverisur për vite me radhë ish-Republikën Demokratike Gjermane. Kritikët thonë, se struktura brenda PDS-së nuk është demokratike. Edhe në ato lande gjermanolindore ku ka bashkëqeverisur, PDS-ja nuk e ka ndalur reduktimin e ofertave sociale nga ana e shtetit.

Degët e VASG-ut në Berlin, Brandenburg, Tyringen dhe Bavari gjithashtu kanë miratuar lidhjen me PDS-në. Institutet e hulumtimeve shoqërore parashikojnë që deri tani koalicioni i majtë mund të fitojë deri në 9% të votave, duke kaluar kështu para "Të Blertëve" dhe liberalëve (FDP).

"Na do populli që pa u formuar ende," – konstaton Lafonten dhe tërheq vëmendjen që ky shans unik nuk duhet humbur. "I lus të gjithë të japin ndihmesën e tyre që të bëhemi forca e tretë në Bundestag," – tha Lafonten të shtunën në Këln.

VASG-u u krijua ne fillim të majit dhe në prezantimin e parë në zgjedhjet e landit të Nordrajn Vetfalisë, më 24 maj, fitoi 2,2%. Kur Shrëderi po atë ditë bëri të njohur, se do të përpiqet të realizojë në shtator zgjedhje të parakohshme, Oskar Lafonten, doli nga Partia Socialdemokrate dhe paralajmëroi, se do të kandidonte për koalicionin VASG-PDS. Me meritë të tij Gerhard Shrëder arriti në pushtet në shtatorin e 1998-ës. Vendimin përfundimtar për koalicionin në fjalë VASG-u do ta marrë gjatë dy javëve të ardhshme me anë të një votimi në bazë.

PDS-ja do të vendosë më 17 korrik. Edhe kandidati i saj, Gregor Gizi, bëri thirrje të shtunën në Berlin për ta mbështetur koalicionin e planifikuar. Vetëm të lidhur me një partner në perëndim mund të krijojmë një forcë të fuqishme në të majtë të Partisë Socialdemokrate, ka thënë Gizi. Kryetari i SPD-së, Franc Myntefering, ka ushtruar kritikë të fortë ndaj koalicionit të ri dhe Oskar Lafontenit që në radhët e SPD-së mbahet për tradhëtar. "Është e pështirë", - ka thënë Myntefering, "se si Oskar Lafonten është bashkuar me PDS-në për të bërë fushatë kundër SPD-së.