1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ligj i ri për sigurinë në rrugë në Serbi

12 Dhjetor 2009

Ligji i ri për Sigurinë rrugore (i cili ka hyre në fuqi nga 10 dhjetori) sjell shumë risi, ndër të cilat është edhe regjistrimi i pikëve në rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit.

https://p.dw.com/p/KznK
Rruga Kneza Milosa, Beograd.
Brenda një viti në rrugët e Serbisë humbasin jetën rreth 1.000 vetë.Fotografi: Petar Labrador

Në të ardhmen kur të ulen në timon, shoferëve do të duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre. Dritat e shkurtra duhet mbajtur ndezur gjatë ditës, udhëtarë në ndenjëset e pasme janë të detyruar të lidhen me rripin e sigurimit, dhe fëmijët nën 12 vjeç nuk do të lejohen të ulen në sediljet e pasagjerit, por në sedilje të posaçme për fëmijë. Në makinë nuk duhet të dominojë muzika, dhe drejtuesi i automjetit mund të telefonjojë vetëm nëse vendos në vesh kufjet.

Shoferët besojnë se ligji i ri është i mirë, por dyshojnë në zbatimin e tij: "Do të bëhet më sigurtë, por unë mendoj se ajo do të jetë selektive," thotë një shofer. Një zonjë shton: "i njëjti ligj duhet të vlejë edhe për oficerët e policisë."

Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë

"Kur politikanët tanë kalojnë rrugën, për ta e gjitha është menjëherë sikur po kalojnë vizat e bardha, ndërsa qytetarët e zakonshëm menjëherë dënohen. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë," përfundon një qytetar nga Beogradi.

Shoferët besojnë se ligji i ri është i mirë, por dyshojnë në zbatimin e tij.
Shoferët besojnë se ligji i ri është i mirë, por dyshojnë në zbatimin e tij.Fotografi: Petar Labrador

Pikët e dënimit do të regjistrohen nga 1 Janari i vitit 2010, kur fillon edhe zbatimi i Ligjit për shkeljet e rregullave. Me 18 pikë denimi, shoferit i merret për një kohë të caktuar leja per drejtimin e automjetitit, patenta. Pikët e mbledhura vlejne dy vjet e më pas anulohen. Nëse policia ndalon një automjet, shoferëve u ndalohet të dalin nga makina, dhe gjobat në të holla duhet të paguhen me faturë në bankë apo zyrën postare.

Vozitja nën ndikim të alkoolit do të dënohet ashpër

Sasia e alkoolit të lejuar në gjak është ulur nga 0,5 në 0.3 për mijë. Vozitja e shpejtë dhe nën ndikim të alkoolit do të dënohet ashpër, i tha Deutsche Welle zëvendës shefi i Policisë së trafikut serb Branimir Miletiç Branimir. Sipas tij, një nga risitë do të jetë edhe dënimi në bazë të videregjistrimeve të kamerave që kontrrollojnë trafikun. "Ne do të punojmë më shumë për mbikqyrjen me video dhe zbatimin e tyre. Risi është se përgjegjësinë do ta marrë jo vetëm drejtuesi i automjetit por edhe pronari i tij. Në qoftëse shkelet rregullat, pronari i automjetit duhet të tregojë se kush e ka ngarë makinën e tij ose ai vetë merr përgjegjësi.“

Pritet që numri i aksidenteve të trafikut të ulet me 20 qind.
Pritet që numri i aksidenteve të trafikut të ulet me 20 qind. Pritet që numri i aksidenteve të trafikut të ulet me 20 qind.Fotografi: Petar Labrador

Miletiç shtoi se ligji do të të fillojë të aplikohet prej 11 dhjetorit dhe nuk do të jktë ndonjë periudhë përshtatjeje me rregulla e reja. "Ligji është më i mirë se ai i mëparshmi, por ne mendojmë se nuk do të ketë asnjë efekt në qoftë se ai nuk vlen njëjlloj për të gjithë," "Nëse një polic nuk vendos rripin e sigurimit kur nget makinën, apo një limuzinë e zezë kalon kur drita e semaforit eshtë e kuqe, atëherë ligji nuk e ka përmbushur detyrën e tij," tha kryetari i Komitetit Damir Okanovic.

Brenda një viti në rrugët e Serbisë humbasin jetën rreth 1.000 vetë, ndërsa dëmet në aksidentetet e trafikut arrijnë vlerën rreth një milion euro. Pritet që në vitin e parë, të zbatimit të ligjit, numri i aksidenteve të trafikut të ulet me 20 qind.

Autor : Vladimir Miniç / Qeriman Bekteshi

Redaktoi : Aida Cama