1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lirohet nga burgu Albin Kurti

Bekim Shehu11 Maj 2007

Është liruar nga burgu, lideri i lëvizjes "Vetvendosje" në Kosovë Albin Kurti, pas 90 ditësh qëndrimi në paraburgim.

https://p.dw.com/p/ArVo
Albin Kurti, 28 nëntor 2006
Albin Kurti, 28 nëntor 2006Fotografi: AP

Albin Kurti u arrestua në lidhje me protestat e dhunshme të 10 shkurtit, gjatë cilave dy persona humbën jetën dhe u plagosën mbi 80 të tjerë.

Pas lirimit Albin Kurtit, i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak. Mirëpo, Albin Kurti, thotë se nuk e ka ndërmend të respektojë arrestin shtëpiak dhe u shpreh se do të vazhdojë aktivitetet në përpjekje për të kundërshtuar pakon e hartuar nga Marti Ahtisaari, për zgjidhjen e statusit të Kosovës.