1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lodhje në Ukrainë - Kujt i ndihmon gjendja e patit?

23 Gusht 2022

Ushtria ruse e ka tejkaluar kulmin e forcës goditëse të saj shprehet ish-gjenerali amerikan, Ben Hodges. Deri në fund të vitit, Kievi mund të rimarrë zonën e pushtuar, nëse perëndimi dërgon mjaftueshëm armë, sipas tij.

https://p.dw.com/p/4FolF
Ukraine-Krieg - Charkiw
Luftime në KharkovFotografi: Vadim Belikov/AP/dpa/picture alliance

Në vitin 1943 u zhvilluan disa muaj luftimesh të ashpra në jug të Ukrainës mes Wehrmachtit gjerman dhe Ushtrisë së Kuqe. Deri sa Wehrmachti e detyrua në fillim të nëntorit të tërhiqej në pjesën perëndimore të lumit Dnjepr. Gjermanët ishin goditur rëndë në Stalingrad dhe u grumbulluan nën komandën e gjeneralmarshallit Erich von Manstein, një nacionalsocialisti të bindur. "Wehrmachtit gjerman i duhej të angazhonte qindra mijëra ushtarë, vetëm për të mbrojtur linjat hekurudhore në Ukrainë dhe Bjellorusi", kujton Ben Hodges në bisedë me Deutsche Wellen. Logjistika është vendimtare në luftë.

Ish-gjenerali dhe kryekomandanti i Forcave të Armatosura në Europë bën krahasim mes luftës së Rusisë në Ukrainë dhe sulmeve të suksesshme ukrainase. Si së fundmi në aeroportin Saki në Krimenë e aneksuar nga Rusia. Apo goditja e më shumë se 50 depove ruse të municionit dhe njësive të komandave ruse në zonat e pushtuara nga Rusia. "Rusët nuk kanë njerëz apo kapacitete aq sa ju duhen" për të mbrojtur logjistikën ushtarake, thotë Hodges. "Kjo tregon se sa të cënueshëm janë dhe se sistemi i tyre logjistik është ezauruar."

Furnizimi ka po aq rëndësi si në Luftën e Dytë Botërore

Krahasimi është i vështirë. Ushtria gjermane zhvillonte atëherë një luftë brutale shfarosëse, të nxitur nga ideologjia nacionalsocialiste. Edhe dimensionet nuk janë të njëjta. Ushtria e Kuqe në përparimin e saj drejt lumit Dnjepr kishte humbur 1,2 milionë ushtarë, të vrarë ose plagosur. Me fillimin e invazionit rus më 24 shkurt 2022, Kremlini dërgoi 150.000 ushtarë në kufirin me Ukrainën. E megjithatë, thjesht përmasat gjeografike të Ukrainës i vunë para problemeve si ushtarakët si në Luftën e Dytë Botërore edhe ata sot, kur vjen puna për sigurimin e furnizimeve. Hodges thotë, se në këtë pikë ushtria ruse është mjaft e cënueshme. Ai kërkon së bashku me ushtarakë të tjerë e politikanë dërgimin e sistemeve inteligjente të armëve, si raketat me rreze të mesme veprimi, ATACMS me një rreze veprimi 300 km. Kjo raketë mund të përdoret edhe nga sistemet e artilerisë HIMARS që Ukraina po i përdor me sukses aktualisht. Në fund të korrikut si demokratët edhe republikanët sinjalizuan mbështetje për këtë hap në Uashington.

Ben Hodges | Der frühere US-General und Kommandeur der US-Streitkräfte in Europa
Ben HodgesFotografi: DW

Goditja atomike ruse "pa gjasa"

Por me rezerva është shprehur këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë, Jake Sullivan në Shtëpinë e Bardhë, edhe për shkak të frikës nga shkallëzimi i situatës. Rusia nuk ka mundësi tjetër të shkallëzimit të situatës, veç përdorimit të armëve atomike, thekson ish-gjenerale Hodges, por kjo "nuk ka gjasa", për shkak se në Ukrainë nuk ka objektiva "që mund të ndryshonin gjendjen pas kësaj në favor të tyre". Edhe për shkak se thjesht edhe përdorimi i një rakete atomike me fuqi të dobët veprimi në Ukrainë do të kishte si pasojë shpalljen e luftës nga SHBA dhe Britania e Madhe, beson Hodges.

Lufta në Ukrainë do të vendoset në mënyrë konvencionale. Prandaj Ukraina ka nevojë për armë moderne dhe trajnim të ushtarëve. Prej muajsh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky flet për një kundërofensivë në jug. Por deri më tani nuk mjafton për këtë armatimi ushtarak, thotë eksperti gjerman për sigurinë, Nico Lange. Deri më tani ende Ukraina "nuk ka automjete të blinduara në numër të mjafuteshëm dhe tanke, për të kundërsulmuar me sukses në një kundërofensivë të madhe e rimarrë zonat e pushtuara", thotë Lange."Kushtet" për këtë po krijohen tani, sipas ekspertit që kritikon hezitimin gjerman në dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë. "Këtu është humbur shumë kohë pasi sigurisht për dërgimin e armëve të rënda nevojitet një kohë përgatitore logjistike dhe trajnimi. Tani kur Ukraina ka shanse është për të ardhur shumë keq që kjo ndihmë nuk ka mbërritur mjaftueshëm"

Jelekë antiplumb të prodhuar me dorë për luftëtarët ukrainas

A janë goditjet e fundit me raketa kundër logjistikës hekurudhore dhe infrastrukturës ushtarake ruse në zonat e pushtuara përgatitje për goditjen vendimtare çliruese të Ukrainës? Në gusht kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitshko shkroi "Mos ji aty ku të pret kundërshtari. Ji aty ku ai nuk  pret. Bëhu i shkathët." Edhe komunikimi i elitave ukrainase synon çorientimin e kundërshtarit. Por eksperti i sigurisë, Nico Lange thotë, se pa armatimin e nevojshëm kjo kundërofensivë nuk mund të zhvillohet. Edhe ish-gjenerali amerikan, Ben Hodges kërkon më shumë tanke gjermane. Gjermania duhet të bëjë të qartë, se e "ndihmon Ukrainën të fitojë kundër Rusisë". Ndryshe askush nuk do ta respektojë më Gjermaninë. "Rusia nuk do ta respektojë Gjermaninë. Vende të tjera europiane nuk do ta respektojnë më Gjermaninë."

Fitore e Ukrainës deri në fund të vitit?

Ukraine Krieg Panzer bei Bakhmut
Fotografi: Nacho Doce/REUTERS

Tani ka ardhur koha që Ukraina të mos ndihmohet më "me racionin e një luge çaji", por të furnizohet me gjithçka që lejohet. Vetëm atëherë ky vend mundet të çlirojë zonat e pushtuara deri në fund të vitit nga trupat ruse dhe më pas Krimenë dhe Donbasin me gjasë nëpërmjet negociatave në "1 apo 2 vitet e ardhshme", thotë Hodges. Në një kohë që jashtë Ukrainës është krijuar përshtypja se lufta ka arritur në gjendje pati, Ukraina vetë po e përdor kohën për të "krijuar një trupë, deri sa të jetë e gatshme deri sa të trajnohet dhe të zhvillojë fuqi goditëse." Për ish-gjeneralin Hodges është e qartë, sipas teorisë së gjeneralmajorit dhe teoricienit prusian të luftës, Carl von Clausewitz se forcat e armatasur atë Putinit e kanë arritur "pikën kulmore" dhe pas kësaj nuk mund të shkojnë më në ofensivë.

DW Premium I Why is Ukraine crying out for German weapons?
Ukraina kërkon tanke gjermane, si ata të tipit MarderFotografi: Frank Hofmann/DW

Sipas tij ushtria ruse nuk ka as resurce, as njerëz dhe as energji për një kundërofensivë, "për çfarëdolloj arsyesh".  Çdo goditje e infrastrukturës ushtarake vështirëson funrizimin duke e bërë për Rusinë edhe "më të vështirë, sepse maunet me municion duhet të përshkojnë rrugë edhe më të gjata". Kur fuqia goditëse ukrainase të jetë e fortë dhe infrastruktura ruse e dobësuar, "atëherë thotë Hodges, Ukraina mund të "fillojë kundërofensivën e saj."

 

Një burrë me flokë të shkurtër dhe këmishë të bardhë, xhaketë të zezë, qëndron përpara një pamjeje urbane me ndërtesa dhe një monument në sfond. Ai shikon drejt kameras me një shprehje neutrale në fytyrë.
Frank Hofmann Korrespondent i lartë me fokus në Evropë, siguri dhe marrëdhënie ndërkombëtare@frankrhofmann