1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufta s´mund të fitohet në këtë mënyrë

Koment nga Peter Filip31 Korrik 2006

Pas kasaphanës në qytetin libanez Kana, ku prej një sulmi nga ajri të forcave izraelite gjetën vdekjen të paktën 56 vetë, Izraeli ka shpallur armëpushimin e kufizuar. Ai do të zgjasë 48 orë në mënyrë që popullsia civile të strehohet në vende të sigurta. Por sulmet ndaj pozicioneve të Hisbollahut do të vazhdojnë

https://p.dw.com/p/Aqp0
Forcat e OKB në Kana
Forcat e OKB në KanaFotografi: AP

Pamjet janë të ngjashme: një familje palestineze, që vritet në plazh në Gaza nga një sulm me granata. Vëzhgues të OKB-së, baza e të cilëve shndërrohet në varr prej breshërisë së bombave, gra e fëmijë, që në Kana u varrosën prej rënojave të shtëpisë, ku kishin gjetur strehë prej sulmeve izraelite. Dhe çdo herë deklarata spontane izraelite, na vjen keq për humbjen e jetëve të të pafajshmëve.

Incidenti në Kana do të hetohet, ashtu si edhe rastet e tjera. Rezultati do të jetë i pakënaqshëm. Sepse qysh tani dihet, që Hisbollahu ka provokuar vdekjen e më shumë se 50 grave dhe fëmijëve, duke hedhur nga kjo zonë raketat në drejtim të Izraelit.

Ndonëse tani ashtu si edhe grupe të tjera militante, Hisbollahu nuk ngurron që të fshihet pas "njerëzve që i trajton si mburojë", kjo s´presupozon që Izraeli të jetë i pakujdesshëm ndaj civilëve në territorin e luftës. Ende është në fuqi e drejta ndërkombëtare, në bazë të së cilës palët që kryejnë luftën duhet të marrin në konsideratë popullsinë civile. Së dyti: Izraeli me sulmet e veta do të rivendosë dhe të garantojë sigurinë e popullsisë së vet. Por a mundet dhe a lejohet ai ta bëjë këtë, duke sulmuar verbërisht ndaj popullsisë civile të palës tjetër?

Madje edhe në Izrael është ngjallur protestë: Sepse shihet vetëm halli vetiak, por jo ajo se çfarë i shkakton tjetrit. Në nivel ndërkombëtar një gjë e tillë do të thotë, se Izraeli reagon ashpër dhe në mënyrë disproporcionale duke ndëshkuar një popull të tërë për aktet e disa radikalëve.

Natyrisht bota e jashtme është e gatshme që t´i garantojë Izraelit të drejtën për vetëmbrojtje. Veçanërisht Gjermania e bën këtë. Por ndërhyrja verbërisht kundër civilëve dhe infrastrukturës në Liban gjatë ditëve të fundit e ka cënuar rëndë këtë mirëkuptim.

Ende bota duket e shokuar dhe e paaftë: shtetastit e huaj janë evakuuar nga Libani dhe për ndihma ndërkombëtare ka gatishmëri. Por gjakderdhja s´po merr fund. Bëhet fjalë vetëm për një trupë ndërkombëtare. Ndërsa apelet për armëpushim dështojnë prej solidaritetit të Uashingtonit ndaj qëllimeve të luftës së Izraelit. Por një ndër qëllimet e luftës, siç tregon historia, s´mund të arrihet me bomba dhe tanke. Në luftën me Hisbollahun Izraeli po i ndjen dukshëm disavantazhet, që sjell me vete një konflikt i tillë "asimetrik".

Izraeli s´mund dhe s´do ta fitojë këtë luftë. Askush s´mund të fitojë këtu, të gjithë do të humbasin madje kanë humbur qysh tani. Sa më shpejt që t´i jepet fund asaj aq më mirë.