1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më shumë presion ndaj Iranit - Steinmeier takohet me Baradein në Vjenë

Meyer-Feist, Andreas (BR) 18 Janar 2008

Bisedimet në Vjenë synojnë përgatitjen e takimit të ministrave të jashtëm të pesë fuqive me të drejtë vetoje në OKB dhe Gjermanisë mbi grindjen bërthamore me Iranin në fillim të javës së ardhshme në Berlin.

https://p.dw.com/p/CtUg
Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, para bisedimeve me Baradein në Vjenë 17.01 2008Fotografi: AP

Ministri i jashtëm gjerman supozon se grindja bërthamore me Iranin do të mbetet në rend të ditës në politikën e jashtme të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo e fundit nuk do të lejojë zhvillimin e teknologjisë së armëve bërthamore në rajon, tha të enjten (17.01) ministri para bisedimeve me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Mohammed el Baradei, në Vjenë.


Për ministrin e jashtëm Steinmeier dyshimi kundër Iranit nuk është zhdukur '... që këtu po zhvillohet një program bërthamor, i cili mund të përmbajë edhe synimin e dytë, të zhvillimit të armëve bërthamore.'

Das Ende der Vernunft
Një pjesë nga centrali bërthamor, Busher në IranFotografi: AP


Irani duhet ta ndalë programin e vet të pasurimit të uraniumit, përfshirë kërkimet dhe zhvillimin, tha ministri. Për këtë nuk ka domosdoshmëri civile, theksoi ai. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë, që në Iran të ndërtohen armë bërthamore, tha Steinmeier. Vizita në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore në Vjenë duhet të krijojë premisat për këtë. Kreu i saj, Mohammed el Baradei, ishte javën e kaluar në Teheran. Ai u kthye me garancinë e Iranit për të sqaruar brenda katër javëve të gjitha pyetjet e hapura mbi programin bërthamor.


Steinmeier, i cili u informua në Vjenë mbi bisedimet e El Baradeit në Teheran, nuk u beson paralajmërimeve. Sipas tij, udhëheqja e vendit ka premtuar disa herë sqarimin e çështjeve. 'Por deri tani jo në masën e nevojshme për të fshirë dyshimet e krijuara.'


Për këtë arsye Steinmeieri i var shpresat tek rritja e trysnisë. Deri tani ajo nuk është arritur për arsye të mospajtimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Steinmeieri synon t'i mbledhë pesë anëtarët e përhershëm javën e ardhshme në Berlin, me synimin për tu marrë vesh për sanksione të reja kundër Iranit. Shtetet e Bashkuara duan që të rritet trysnia, por Kina dhe Rusia ende refuzojnë shtrëngimin e vidave. Nëse takimi do të realizohet kjo është ende e paqartë.