1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mësime të historisë! 60 vjet pas fundit të Luftës së II Botërore në Evropë

Uta Tofern7 Maj 2005

Para 60 vjetësh në 8 Maj kapitulloi Gjermania naziste para forcave aleate dhe kështu mori fund Lufta e II Botërore në kontinentin evropian. Në Gjermani, Moskë dhe Paris për këtë arsye festohet në 8 dhe 9 Maj fundi i luftës dhe përkujtohen viktimat. Cilat janë mësimet që kanë dalë 60 vjet pas përfundimit të luftës?

https://p.dw.com/p/ArPQ
Pamje nga arkivi: Komandanti suprem i Wehrmachtit gjerman, Vilhelm Keitel nënshkruan kapitullimin e Gjermanisë në Berlin-Karlhorst
Pamje nga arkivi: Komandanti suprem i Wehrmachtit gjerman, Vilhelm Keitel nënshkruan kapitullimin e Gjermanisë në Berlin-KarlhorstFotografi: dpa - Bildfunk

8 Maji 1945- shënoi fundin e Luftës së II Botërore. Kështu kujtohet kjo datë në Evropë sot, megjithëse fundi i luftës për shumë vetë nuk erdhi me këtë ditë. Në Paqësor përgjakja vazhdoi edhe për një kohë të gjatë, tmerri i Hiroshimës dhe Nagasakit nuk i kishte ardhur akoma botës. Por në Evropë në shumë shtete edhe para 8 Majit ishte vendosur paqja. Por fundin personal të luftës shumë dëshmimtarë të asaj kohe e lidhin me data të ndryshme. Për të mbijetuarit e kampeve të përqëndrimit, të përndjekurit, emigrantët ekzistonte një kalendar tjetër kohor. Vuajtja e tyre nuk kishte filluar me fillimin e luftës. Për ata ishte e rëndësishme që 8 Maji 1945 vendosi qartë fitoren mbi Gjermaninë naziste dhe ardhjen e lirisë.

Por kjo fitore ishte një fitore e një aleance e përbërë nga partnerë tërësisht të ndryshëm, e cila si aleancë mori fund me kapitullimin e plotë të Gjermanisë. 8 Maji shënon kështu edhe fillimin e ndarjes së Evropës ne dy blloqe fuqish. Për shumë njerëz, ata që jetonin në lindje të vijës së demarkacionit, ky ishte edhe fillimi i një historie të re vuajtjeje. Dëbim dhe braktisje, uri dhe varfëri sunduan shumë rajone të Evropës edhe pas luftës; kështu lufta për lirinë në fund të saj për shumë njerëz doli e humbur.

60 vjet pas kësaj date- është bërë realitet ajo që shihej si shpresë në vitin 1945 dhe në kohën e Luftës së Ftohtë konsiderohej si utopi: Një Evropë e lirë e bashkuar në paqe!
Kjo Evropë është më shumë se një shtëpi e ujdisur mirë, natyrisht që në shtëpinë evropiane ka ende shumë për të bërë. Shumë dhoma të saj nuk janë përfunduar akoma, disa ndërtime të reja priten me kritika qysh në fazën e planifikimit- dhe është më se e pasigurtë nëse ngritjen e çatisë së përbashkët e mirëpresin të gjithë banorët e saj. Por themelet e saj janë ngritur dhe kollonat janë stabile.
Ajo që është arritur është shumë më kuptimplote, se sa mangësitë, vështrimi në të shkuarën e bën këtë mjaft të qartë. Bashkimi Evropian është ngritur mbi pretendimet e superfuqive të shekullit të 19-të, të cilat pas dy luftërash botërore treguan se sa të vjetëruara ishin. Ky bashkim bazohet mbi pranimin e të drejtës për vetëvendosje të popujve.
Liria provoi fuqinë e saj mbi nacionalizmat dhe ideologjitë, ideja e lirisë, ishte ajo që bëri të mundur ribashkimin e Evropës dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ideja evropiane e ka burimin e forcës së saj tek historia, ëndrra për një Bashkim të lirë evropian
është e rrënjosur në përvojën e rëndë të gjenocidit dhe çmendurisë së racave, të shtypjes dhe sjelljes çnjerëzore.
Dhe asnjë popull tjetër nuk e di këtë më mirë se sa gjermanët, të cilat mbajnë një faj të rëndë mbi vete. Për Gjermaninë rruga për në Evropë ishte e nevojshme, sepse ishte rrugëdalja e vetme nga e shkuara dhe mundësia e vetme për të pasur një vend në bashkësinë ndërkombëtare- dhe mundësia e vetme për një shtetin e njësuar. Evropa nuk është një dhuratë- Evropa është një detyrë dhe kjo para së gjithash për gjermanët një detyrim. Edhe 60 vjet pas përfundimit të luftës.