1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mësimi i gjuhës maqedonase nga nxënësit shqitarë & Provimet profesionale në komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë dhe kthimi në Kosovë

28 Nëntor 2009
https://p.dw.com/p/Kjug

Qëllimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të futur gjuhën maqedonase në mësim që nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë ka shkaktuar reagime të ashpra tek prindërit, mësimdhënësit, intelektualët dhe politikanët shqiptarë. Nëpërmjet të një peticioni publik të organizuar në shumë qytetete të Maqedonisë, këta të fundit, dëshirojnë që qeveria ta anulojë këtë vendim.

Autoritetet e Serbisë kanë pranuar kërkesën që mësimdhënësit e komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë t'iu nënshtrohen provimeve profesionale. Pas shumë vitesh frike nga mundësia e humbjes së vendit të punës, atyre u mundësohet tani që të japin provimet dhe të vazhdojnë punën. Një problem tjetër shumë serioz mbetet çështja e librave në gjuhën amtare.

Autor: Sveto Toevski/Milica Ivanoviq

Redaktoi: Bahri Cani