1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mafia kërcënon një shkrimtar italian

Stefan Tröndle20 Tetor 2006

Në Itali aktualisht ka bërë bujë të madhe rasti i një shkrimtari të ri i cili po kërcënohet nga mafia për shkak të botimit të një libri. Roberto Saviano ka publikuar intrigat e klanit napolitan.

https://p.dw.com/p/Ar9w
Arrestime të mafiozëve në Itali
Arrestime të mafiozëve në ItaliFotografi: AP

Pas publikimit të librit shkrimtarit i janë dërguar kërcënime anonime. Së fundi ministri i brendshëm Xhuliano Amato dhe shkrimtari Umberto Eko janë angazhuar personalisht për Savianon duke kërkuar që atij t'i ofrohet siguri.

"Udhëtimi i Gomorës përmes perandorisë ekonomike dhe sundimit të Kamorrës", quhet libri i cili ka bër bujë të madhe në Itali. Vetë titulli - një lojë fjalësh. Nga njëra anë me rrethanat e njohura nga bibla ndërsa nga ana tjetër kështu quhet varianti napolitan i mafisë, Kamorra, nëse kjo fjalë flitet me dialektin e Italisë së jugut.

Autori Roberto Saviano është me origjinë nga Napoli, ai ofron sfonde të sistemit ekonomik të Kamorrës, kontrabandën, tregtinë ilegale të armëve dhe drogës, dhe ai përmend emra. Dhe kjo nuk është është arsyeja e vetme pse libri i tij i botuar nga shtëpia botuese Mondadori ka pesë muaj që ndodhet në listën e librave më të lexuar në Itali.

Shkrimtari tani në moshë 28 vjeçare është nderuar ndërkohë me shumë çmime dhe pikërisht kjo siç duket nuk u përshtatet zotërinjve të cilët përmenden në librin e tij. Ka kohë që Saviano telefonohet natën nga persona anonim dhe në adresë të tij arrijnë letra kërcënuese. Në këtë mënyrë Kamorra përpiqet të ndikojë në rrethin e shkrimtarit. Përshembull, furraxhiu ku Saviano blen bukën rregullisht papritmas i thotë: "A duhet patjetër që gjithnjë të bleni bukë tek ne?".

Kjo është mënyra tipike e veprimit të mafias. Fillimisht krijimi i distancës, izolimi publik i viktimës dhe pastaj goditja. Pikërisht kjo ë shtë ajo që e ka shtyrë shkrimtarin e njohur italian Umberto Eko që të dal në televizion, në edicionin e lajmeve qëndrore t'i drejtohet me një apel dramatik opinionit italian.

Për ta bërë të qartë se për çfarë bëhet fjalë, Eko përmendi disa raste të njohura: "Në rastin Ruzhdi kishim situatë të ngjashme, ai u dënua për shkak se kishte shkruar disa rreshta, të cilët siç duket e ofendonin fenë. Para ca kohësh kishte kërcënime me vdekje kundër një ligjëruesi kritik të fesë islame nga Tuluzi. Pastaj ne e pamë se si u kërcënua edhe vet Papa për shkak të një citati historik", sqaroi Eko.

Por sulmet ndaj lirisë së mendimit dhe kërcënimet për shkak të shprehjeve jo të këndshme nuk vijnë vetëm nga qarqet islamike: "Përndryshe parë historikisht ne italianët ndodhemi shumë përpara në rastet e tilla të mungesës së tolerancës", tha Eko.

Me këtë mendohet për kërcënimet e qarta nga qarqet mafioze. Në jug të vendit autoritetet nuk kanë çfarë të njfotojnë shumë. Kush bie ndesh me ligjin e pashkruar të heshtjes, ndodhet në rrezik. Dhe tani sipas Ekos, Saviano është në një gjendje të atillë në të cilën nuk mund të shprehet më. Shkrimtari i njohur italian krahason gjendjen e Savianos me rastin Fakone-Borsellino. Që të dy ishin gjykatës antimafia, të dy u kërcënuan disa herë, të dy u izoluan nga opinioni për tu vrarë përfundimisht në vitin 1992.

Edhe njëherë Umberto Eko: "Nëse mendohet për vrasjen e mundshme të Salman Ruzhdiut atehërë nuk dihet se kush mund të jetë vrasësi, dikush nga Malaljzia apo nga Egjipti. Por në këtë rast dihet saktë prej nga vijnë kërcënimet. Bile emrat e saktë janë të njohur. Ata përmenden në libër", sqaron Eko.

Michele Zagaria, Antonio Iovine, Françesko Shiavone. Autori Roberto Saviano jo vetëm që ka përmenduar bosat e Kamorrës në librin e tij por ka kërkuar edhe publikisht që ata të zhduken përfundimisht. Kjo ka ngjallur kërcënime të reja dhe kërkesa e qartë e Umberto Ekos është: "Thjesht shteti duhet të ndërhyjë dhe atë në në rast për të cilin dihet gjithçka", tha Umberto Eko.

Apeli i Ekos duket se ka qenë i suksesshëm. Ministri i brendshëm italain ka sqaruar menjëherë se me rastin Saviano do të mirret personalisht. Rëezultati: Roberto Saviano tani ruhet nga policia italiane.