1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Manzi kryeson Bundesligën

25 Tetor 2010

Manzi fiton ndaj Leverkusenit, kurse Dortmundi barazon me ekipin e Hoffenheimit.

https://p.dw.com/p/PnDJ
Andreas Ivanschitz pas golit në ndeshjen me Leverkusenin
Andreas Ivanschitz pas golit në ndeshjen me LeverkuseninFotografi: AP

Në ndeshjet e kategorisë së parë të Bundesligës ekipi FSV Mainz doli sërish në krye të tabelës pas fitores me rezultat 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit.

Në vend të dytë është renditur Dortmund-i i cili luajti në barazim në fushën e vet kundër Hoffenheim-it, ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1. Në ndeshjen e tretë të ditës së dielë Stuttgart-i ka mposhtur St. Paulin me 2:0.

Ekipi i fundit në tabelë, FC Köln u nda nga traineri i vet Zvonimir Soldo. Kroati ishte zgjedhur në vitin 2009 si pasues i Christoph Daum-it.

dpa/dw