1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonia rradhitet me bashkësinë ndërkombëtare për Kosovën

Bekim Shehu18 Maj 2007

Në Kosovë qëndroi dje të enjten 17 maj në vizitën e tij të parë kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski

https://p.dw.com/p/ArVU
Nikola Gruevski, kryeministër i Maqedonisë
Nikola Gruevski, kryeministër i MaqedonisëFotografi: dpa

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, tha në Prishtinë se Maqedonia rradhitet krah komunitetit ndërkombëtar në procesin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Në këtë linjë ai tha se, Maqedonia e përkrah planin për Kosovën të ndërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari, plan që përkrahet nga shumica e vendeve evropiane dhe SHBA-së.

Republika e Maqedonisë si një shtet radhitet krah komunitetit ndërkombëtar. Komuniteti ndërkombëtar ka prezantuar një plan për Kosovën dhe ne shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare do të gjejë një zgjidhje të përbashkët për Kosovën dhe padyshim që Maqedonia do të përkrah atë zgjidhje tha Nikola Gruevski.

Kosova nën administrimin ndërkombëtar dhe Maqedonia, që nga përfundimi i luftës kanë marrëdhënje të mira fqinjësore, ndërsa e vetmja përplasje ndërmjet këtyre dy vendeve ndodhi në vitin 2001, kur Shkupi dhe Beogradi nënshkruan një marrëveshje e cila përcaktonte vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë me të cilën marrëveshje 2500 hektar tokë të Kosovës kaluan nën administrimin Maqedon. Këtë marrëveshje nuk e njohu Prishtina zyrtare e cila u la anash në bisedime mirëpo, tash me prezantimin e planit të Marti Ahtisarit duket se mosmarrëveshjet rreth çështjes së kufirit të jenë përfunduar. Marti Ahisari në planin e tij, e njeh marrëveshjen Shkup Beograd, Prishtina zyrtare e përkrah planin e Marti Ahtisarit dhe kështu shënimi i vijës kufitare Kosovë Maqedoni do të ndodhë më vonë, mirëpo bazuar në planin e Marti Ahtisarit, 2500 hektar tokë e Kosovës do të administrohen nga Maqedonia me një marrëveshje që u lejon banorëve shqiptar të punojnë tokat e tyre në territorin e Maqedonisë.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, pas takimit me kryeministirin maqedon Nikola Gruevski, tha se Kosova dhe Maqedonia janë model i bashkëpunimit për vendet e rajonit dhe në këtë linjë, thotë se këto marrëdhënje vetëm sa do të avancohen edhe më shumë.


Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, vitiziton Kosovën për herë të parë. Ai tha se rajoni i Ballkanit duke përfshirë edhe Kosovën ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe synim i përbashkët sipas tij duhet të jetë integrimi i rajonit në strukturat evropiane dhe në NATO.