1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëdhëniet gjermano-polake mbeten një pirg gërmadhash

5 Mars 2009

Dorëheqja vullnetare e kandidaturës së kryetares së Lidhjes së refugjatëve të dëbuar Erika Steinbach për në këshillin e fondacionit "Arrati, dëbim, pajtim" është në qendër të vëmendjes së shtypit të sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/H69C
Erika Steinbach në inagurimin e ekspozitës për refugjatët e shek. 20-të në Evropë
Erika Steinbach në inagurimin e ekspozitës për refugjatët e shek. 20-të në EvropëFotografi: picture-alliance/ dpa

Lidhja e refugjatëve të dëbuar e kishte emëruar Steinbach-un në mes të shkurtit për në këshillin e e fondacionit "Arrati, dëbim, pajtim" që planifikohet të ngrihet në Berlin. Kjo shkaktoi protesta të forta në Poloni, por edhe tek Partia Socialdemokrate dhe tek të Gjelbërit. Steinbach-u kritikohet ndër të tjera për faktin që në 1991-in ajo nuk votoi në parlament pro njohjes së kufirit Oder-Najse dhe që është shprehur kundër anëtarësimit të Polonisë në BE.

Gazeta "Nordwest Zeitung" shkruan:

Tërheqja vullnetare është një gjest i madh i Erika Steinbachut, e cila më këtë edhe dënon kritikuesit e saj. Po ky është është edhe një mësim për politikën e brendshme gjermane në një Evropë të bashkuar. Ndërsa Varshava u tregua e paepur, Berlini u tregua i pavendosur. Koalicioni i madh e tregoi vetën edhe një herë si një grup i madh pulash pa kurs dhe qëllim. Qendra përkujtimore është aq e rëndësishme sa të mos e vësh në rrezik prej një konflikti në majisje e sipër. Por pak më tepër unitet nga ana e palës gjermane nuk do ta dëmtonte as projektin dhe as reputacionin e Gjermanisë.

Gazeta "Stuttgarter Nachrichten" shkruan:

Mosmarrëveshjes iu pre një herë për një herë maja, dhe gjendja është shtensionuar. Po jo më tepër se kaq, Marrëdhëniet gjermano-polake mbeten një pirg gërmadhash, të cilin e kanë mbushur shumë. Fitorja e kundërshtarëve të Erika Steinbachut nuk është triumf, shenjë e mirëkuptimit mes popujve apo e pajtimit. Kandidatura e saj ishte që në fillim një matje forcash.

Kurse "Badische Neueste Nachrichten" shkruan:

70 vjet pas sulmit të Gjermanisë ndaj Polonisë plagët kanë zënë kore vetëm në sipërfaqe. Gjermania dhe Polonia janë partnere në BE dhe të lidhura miqësisht me njëra-tjetrën, por barra e historisë vazhdon ta bëjë të pamundur sjelljen e shpenguar ndaj njëri-tjetrit.