1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëdhëniet gjermano-polake: Prej kohësh nuk kanë qenë kaq të tensionuara

Nina Werkhäuser4 Tetor 2006

Përparimet në marrëdhëniet me Gjermaninë vihen në pikëpyetje për polakët

https://p.dw.com/p/AqzA
Vellezerit Kaczinsky
Vellezerit KaczinskyFotografi: AP

Polakët dhe gjermanët janë sot të lidhur shumë më ngushtë, nga ç´mund të mendohej para 60 vjetësh. Gjermania i dedikohet shumë Polonisë. Ribashkimi gjerman ka nisur në Poloni, transforimi politik në Evropë dhe fundi i luftës së ftohtë nisën në Poloni.

Gjermaninë dhe Poloninë i lidh më shumë se një treg i përbashkët me kufij të hapur, të dyja palët janë të lidhura përmes vlerash të përbashkëta dhe marrëdhëniesh të panumërta njerëzore, tha ministri i brendshem gjerman Wolfgang Schäuble të dielën në Olsztyn të Polonisë, dikur Allenstein. Duke patur parasysh një bilanc të tillë nuk mund të perfytyrosh, që marrëdhëniet gjermano-polake të jenë të trazuara.

Por kështu është aktualisht. Kaq i tensionuar sa deri tani atmosfera ndërmjet Gjermanisë dhe Polonisë nuk ka qenë prej kohesh. Bashkëpunimi kishte filluar mirë pas ndërrimeve të qeverive në të dy vendet. Presidenti polak, Lech Kaczynski erdhi për vizitën e parë në Gjermani dhe kancelarja gjermane bëri sikur nuk pa qëndrimin e tij refuzues. "Besoj, se vizita sot ketu në Gjermani është fillimi i një etape të re të marrëdhënieve të mira ndërmjet Gjermanisë dhe Polonisë."

Kështu tha Merkel në fillim të marsit. Por kjo dëshirë nuk u permbush. Një shkak është tema shumë e diskutueshme e dëbimit. Që në Berlin prej disa javësh një ekspozitë merret me dëbimin e gjermaneve pas Luftës së II Botërore, është krejtësisht e pakuptimtë për presidentin polak, Kaczynski. Për më tepër që kjo ekspozitë u iniciua nga shoqata e të dëbuarve. Presidentja e tij, Erika Steinbach është në Poloni shumë e padëshiruar për të supozohet biles se kerkon të riformulojë historinë. Në fakt presidenti Kaczynski nuk e ka parë ekspozitën, por ajo i duket atij në parim e panevojshme.

"Marrëdhëniet tona me Gjermaninë janë të përcaktuara nga interesat tona. Nuk është në interesin tonë një ekspozitë në një vend kaq si kryeqyteti gjerman. Dhe nuk është në interesin tone relativizimi i historisë së Luftës së II Botërore. Por zërat relativizues bëhen gjithnjë e më të lartë."

Këtë qeveria gjermane e sheh krejt ndryshe. Në fakt organizata e diskutueshme gjermane "Preusische Treuhand" përpiqet të implementojë me gjyq të drejtën e të dëbuarve për pronën. Por kancelarja gjermane distancohet nga të gjitha kërkesat për zhdëmtim. Në Berlin habiten nga ana tjeter, që qeveria në Varshave çdo deklarim të Gjermanisë e kupton menjëherë si sulm të përgjithshëm, si psh një satire të patëkeq për presidentin Kaczynski në një gazetë gjermane. Pas kësaj ai e la të dështojë me anë të një justifikimi samitin tripalësh polak, gjerman dhe francez. Politikani liberal për politikën e jashtme Werner Hoyer çuditet për këtë lloj hezitimi për komunikim.

"Besoj, se ekziston një mungesë komunikimi ndërmjet Varshaves dhe Berlinit. Kjo është e papërgjegjshme në një situatë, kur ky dialog nevojitet. E kemi vërejtur sigurisht edhe se në Poloni ndonjëri siç duket e konsideron të arsyeshme të bëjë politikë edhe me nëntone antigjermane."

Ketu bën pjesë edhe ajo që qeveria polake i vë në diskutim papritur të drejtat e pakicave dhe bllokon paratë për shkëmbimet rinore gjermano-polake. Eksponatet polake nga ekspozita e Berlinit për temën e dëbimit u tërhoqen. Biles një korrespondent gjerman, i cili njofton mirë dhe neutralisht nga Varshava, shahet. Çdo shkas i vogël mjafton në moment për të vënë në pikëpyetje, çdo gjë që në 60 vitet e fundit ishte arritur si mirëkuptim dhe miqësi ndërmjet Gjermanisë dhe Polonisë.