1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

310309 Verhältnis Moskau Washington

1 Prill 2009

Në kuadër të samitit të G20-ës në Londër presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus Dmitri Medvedev, takohen sot për të parën herë me njëri-tjetrin. Këtu ka shenja për një fillim të ri marrëdhëniesh.

https://p.dw.com/p/HOCV
Forografi arkivi- 31.07.1991
Forografi arkivi- 31.07.1991 Presidenti Bush (I) dhe ai sovjetik Michail Gorbatschow para flamujve në Moskë. Para fillimeve të reja dhe negociatave të vështiraFotografi: picture-alliance/dpa

Ndryshe nga qeveria e Bush-it, e cila e pranonte përkeqësimin e ngadalshëm, por të vazhdueshëm të marrëdhënieve me Moskën, ekipi qeveritar i Barack Obamës shpreson në një fillim të ri të marrëdhënieve dypalëshe të SHBA-së me Rusinë. Këtë e bëri të qartë edhe ministrja e re e jashtme Hillary Clinton, në përfundim të takimit me homologun e saj rus Sergej Lavrov në fillim të marsit në Gjenevë: "Pati një bisedë shumë të hapur mbi çështjet, ku mendimet tona nuk pajtohen ende. Kemi nevojë për më shumë besim, më pak të papritura dhe më shumë përparime. Këto arrihen vetëm duke bashkëpunuar."

Ndër pikat më të diskutueshme në marrëdhëniet dypalëshe të dy fuqive bërthamore bën pjesë sistemi i mbrojtjes raketore amerikane në Evropë.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus Dmitri Medvedev
Në kuadër të samitit të G20-ës në Londër presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus Dmitri Medvedev, takohen sot për të parën herë me njëri-tjetrin.Fotografi: AP

Moska e sheh këtë mburojë që mendohet të ketë si vende stacionimi Republikën Çeke dhe Poloninë si akt agresiv, ndërsa Uashingtoni tërheq vëmendjen tek kërcënime potenciale prej shtetesh si Irani. Por, në dallim nga paraardhësja e saj qeveria e Obamës duket e gatshme për kompromise. Ajo thotë, se Moska mund të marrë pjesë në zhvillimin teknik të sistemit.

Një tjetër temë kyç do të ishte Marrëveshja Start, e cila përfundon në fillim të dhjetorit. Ajo u nënshkrua në 1991-in nga presidentët e atëhershëm Gorbaçov dhe Bush dhe ishte themeli për kontrollin dhe kufizimin e ndërsjellë të arsenaleve bërthamore. Marrëveshja Start II dështoi në fund të viteve nëntëdhjetë për arsye të rezistencës së Kongresit dhe të Dumës. Në kohën kur u bë iventari i fundit i armëve në korrik të vitit të kaluar, SHBA-ja zotëronte ende 5.950 koka shpërthyese bërthamore, Rusia 4.100.

Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack ObamaFotografi: AP

Por presidenti Obama ka dhënë ndërkohë sinjale se është parimisht i interesuar për një marrëveshje të re bërthamore me Moskën. Obama gjatë konferencës së tij të parë për shtyp: "Një prej synimeve të mia është të pengohet përhapja e mëtejshme e armëve bërthamore. Besoj se është e rëndësishme që SHBA-ja dhe Rusia të prijnë. Këtë ia kam thënë edhe presidentit rus Medvedev, po ashtu si i kam thënë se duhet të fillojmë me reduktimin efektiv të armëve bërthamore."

Nëse kjo rrugë do të ndiqet me konsekuencë, një tregues i rëndësishëm do të jetë takimi i Londrës.

Autor: Daniel Scheschkewitz / Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama