Marrëveshja bërthamore me Iranin në rrezik dështimi

Pak pas shtypjes së protestave në Iran Presidenti i SHBA-së, Trump, duhet të vendosë për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe sanksionet.

Donald Trumpi dhe administrata e tij e konsiderojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin si "marrëveshjen më të keqe të të gjitha kohëve." Presidenti Trump u përpoq t'i inkurajonte protestat e fundit të vitit në Iran dhe bëri thirrje për pëmbysjen e qeverisë.

Pikërisht në këtë kohë të acaruar Presindeti amerikan duhet të vendosë për pesë elemente të kësaj marrëveshjeje që e urren. Kjo gjë i bën nervoz evropianët, që e konsiderojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin si sukses të madh, sepse me mjetet e diplomacisë është arritur të  pengohet përhapja e armëve bërthamore. IAEA ka dëshmuar nëntë herë me radhë se Irani sipas marrveshjes e përdor programin e tij atomik për qëllime paqësore.

Sanktione individuale

Më 13 janar merr fund afati për certifikimin e marrëveshjes berthamore nga ana e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan duhet t'i dëshmojë çdo 90 ditë Kongresit jo vetëm se Irani e respekton marrëveshjen, por edhe se heqja e sanksioneve ndaj Iranit është edhe në interes së SHBA-së. Tani me sa duket Trumpi do ta refuzojë si edhe para tre muajsh certifikimin e marrëveshjes. Pas kësaj fjalën e ka Kongresi dhe ky është mjaft kritik ndaj Iranit.

Iran Proteste

Presidenti Trump u përpoq t'i inkurajonte protestat e fundit të vitit në Iran dhe bëri thirrje për pëmbysjen e qeverisë.

Studiuesi Sascha Lohmann, që punon pranë universitetit të  Harvardit, tha në një intervistë për DW-në se presidenti mund t'i vendosë sanksionet vetë pa kaluar përmes Kongresit. Por sipas tij saksionet p.sh. për naftën do të forconin njerëzit e gabuar. Në rast se vendosen sanksionet, qeveria iraniane do t'i përdorë ato "për të tërhequr vëmedjen prej keqmanaxhimit ekomik dhe do ta kërkojë fajin tek sanksionet."

Sipërmarrjet të tërhequra

Gjendja e mjerueshme ekonomike në Iran lidhet kryesisht me shkaqe të brendshme, si keqmanaxhimi dhe korrupsioni. Por kjo lidhet me faktin se edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes JCPOA Irani vazhdon të jetë i përjashtuar prej tregut financiar ndërkombëtar. Sascha Lohmann thotë se "për sa kohë arkitektura e sanksioneve amerikane vazhdon, shumica e sipërmarrjeve dhe firmave globalisht aktive e klasifikojnë Iranin në kuptimin juridik si një fushë ekonomike të minuar".

Një gjë është e sigurt: nëse Donald Trump vendos t'i pezullojë më tej sanksionet sipas marrëveshjen bërthamore, ai mund të presë që evropianët të jenë dakord me fusha të tjera të politikës ndaj Iranit. Presidenti francez Emmanuel Macron tashmë e ka shprehur gatishmërinë e tij për ta bërë këtë. Dhe deklarata e zëdhënësit të BE për DW -në sinjalizon gjithashtu  gatishmërinë për të bërë kompromis: "Çështjet jo-bërthamore, duke përfshirë çështjet e brendshme apo rajonale, janë jashtë JCPOA dhe ne jemi të gatshëm të trajtojmë çështje të tilla në forumet dhe formatet e duhura." - tha zëdhënësi i BE-së