1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

EU Tschechien

14 Tetor 2009

Çekia është e fundit nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, që nuk e ka ratifikuar ende Marrëveshjen e Lisbonës.

https://p.dw.com/p/K5vm
Presidenti çek, Vaclav Klaus.Fotografi: AP

Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso tërhoqi vërejtjen të martën (13.10.) në Pragë për mundësinë e humbjes së një posti të komisionerit të BE-së, në rast se presidenti çek Vaclav Klaus refuzon të nënshkruajë marrëveshjen për reforma në Bashkimin Evropian.

"Natyrisht që unë shpresoj se Republika Çeke do të përmbushö detyrimet e saj", tha Barroso në Bruksel pas një bisede me kryeministrin çek Jan Fischer.

Frankreich EU Parlament in Straßburg Jose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Europian BarrosoFotografi: AP

Rëndësia e situatës mund të lexohej në fytyrat e dy politikanëve.

Dhe ai, për të cilin bëhej fjalë, ishte vetö i pranishëm: presidenti çek Vaclav Klaus. Pikërisht ishte Klausi ai, të cilit i drejtoheshin fjalët e presidentit të Komisionit Evropian, José Manuel Barroso.

"Ne ndodhemi tani në një pikë, ku një vend anëtar ndodhet përballë vendeve tjera anëtare dhe mban përgjegjësi kundrejt institucioneve evropiane. Dhe kjo është një përgjegjësi e madhe".

Tani është Gjykata Kushtetuese çeke ajo, që duhet të vendosë për një ankesë tjetër për ratifikimin e marrëveshjes.

Megjithatë Barroso shfaqi shpresën se Gjykata ashtu si herën e parë do të miratojë Marrëveshjen e Lisbonës. Pastaj topi mbetet sërish në fushën e Presidentit Klaus. Pjesën më të vështirë të lojës në arenën evropiane është duke e luajtur kryeministri çek Jan Fischer. Ai vetö është pro Marrëveshjes së Lisbonës dhe ka javë që kërkon nga presidenti që ai të hedhö firmën, por pa sukses .

Tschechischer Premier Jan Fischer und Jose Barroso, Präsident der EU Kommission
Kryeministri çek Jan Fisher dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel BarrosoFotografi: AP

"Qeveria çeke ka bërë çmos që të ruajö emrin e mirë, imazhin e mirë të vendit. Unë nuk mund ta paramendoj që t'ia lejoj tani vetes një mossukses. Megjithatë unë shpresojëqë në fund do të thuhet: fundi i mirë, gjithçka mirë".

Edhe pasi Gjykata Kushtetuese të ketë pranuar Marrëveshjen e Lisbonës mbetet çështje e hapur se si do të plotësohen kërkesat e presidentit Klaus për klauzolat e Marrëveshjes së Lisbonës. Barroso nuk është në parim kundër kërkesave të presidentit Klaus. Megjithatë kjo varet nga forma, se si do të plotësohen ato. Në samitin e ardhshëm në fund të muajit mund të ketë një deklaratë të përbashkët të presidenëtve dhe kryetarëve të qeverive. Por për Barroson:

"Ajo, që do të ishte e papranueshme, është një ratifikim i ri jo për shkak se dikush do të ishte dogmatik, por për shkak se kjo do të ishte marrëzi. Pasi 27 vendet kanë nënshkruar marrëveshjen, 27 vendet e kanë shqyrtuar atë është e pamundur që ajo të ratifikohet edhe njëherë nga të gjitha shtetet vetëm për të përmbyllur procesin e ratifikimit në një vend të vetëm. Kjo do të ishte absurde".

Elmar Brok
Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Elmar BrokFotografi: picture-alliance / Sven Simon

Brok: Çështja e sudetëve nuk ka të bëjë me marrëveshjen e Lisbonës

Sa i përket ngurrimit të Klausit për shkak të pretendimeve të mundshme të gjermanëve sudetë të dëbuar ka reaguar politikani evropian gjerman, Elmar Brok. Brok si shumë të tjerë besojnë që Klaus po e shfrytëzon këtë çështje vetëm sa për të zvarritur hedhjen e nënshkrimit nga ana e tij. Megjithatë sipas Brok, Presidenti çek Vaclav Klaus nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë gjatë me qëndrimin e tij refuzues.

"Kjo do ta fuste atë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë si brenda vendit të tij, ashtu dhe në mbarë Evropën. Kjo për faktin se ai është personi i vetëm, i cili po pengon hyrjen në fuqi të marrëveshjes për reforma. Dhe unë konsideroj që Presidenti Klaus pas shterrimit tö tö gjitha mundësive, që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese, në nëntor apo dhjetor do të hedhö nënshkrimin".

Pastaj marröveshja mund të hyjë në fuqi me 1 janar të vitit 2010, ashtu siç është planifikuar nga Bashkimi Evropian.

Autor: Christoph Hasselbach/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica