1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

181109 EU Russland Gipfel

19 Nëntor 2009

Njoftimi i Moskës se do t`u përmbahet qëllimeve të BE-së për ruajtjen e klimës, ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e klimës mes palëve. Por në Stokholm u pa edhe një herë se ka shumë çështje kontestuese.

https://p.dw.com/p/Kavg
Presidenti rus Dmitri Medvedev dhe kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt.
Befasia më e madhe e samitit ndodhi sa i përket mbrojtjes së klimës.Fotografi: picture-alliance/dpa

Befasia më e madhe e samitit ndodhi sa i përket mbrojtjes së klimës. Rusia premtoi në samitin e Stokholmit se do t'u përmbahet qëllimeve të BE-së për zvogëlimin e emëtimit të gazrave të dëmshme. Presidenti i Komisionit José Manuel Barroso: „Meqenëse konferenca e Kopenhagës do të fillojë brenda dy javësh, unë e përshëndes shumë sinjalin e sotëm të presidentit Medvedjev, që Rusia të zvogëlojë me 25 përqind nivelin e emëtimit të gazrave të dëmshme."

Symbolbild Gas Russland EU
Symbolbild Gas Russland EUFotografi: AP/DW Fotomontage: Albrecht Schrader

Struktura e ekonomisë ruse primitive

BE-ja kërkon që niveli i këtye gazrave të zvogëlohet të paktën 20 përqind në krahasim me vitin 1990. Në qoftë se vendet tjera pranojnë madje edhe 30 përqind. Mbështetja prej Rusisë e këtyre planeve të BE-së, do t'i forcojë pozicionet evropiane në samitin e Kopenhagës. Në këtë kuptim, përfaqësuesit e BE-së kanë lavdëruar fjalimin e presidentit Medvedjev, të mbajtur para dy javësh. Ai e ka quajtur strukturën e ekonomisë së tanishme ruse primitive, e cila mbështetet vetëm tek pasuritë natyrore.

Komisionerja e BE-së Benita Ferrero-Waldner mbështet këto vlerësime.„Rusia ka nevojë për atë që, për shembull kanë bërë ekonomitë tona në vitet 70-të dhe 80-të. Le të kujtojmë vetëm ekonominë gjermane e cila mbështetej tek qymyri dhe industria e metalit. Sot kemi në Gjermani një industri ekologjike, e cila do të jetë shumë esenciale."

Smog në Moskë
Smog në MoskëFotografi: AP

Furnizimi me energji ende i pasigurt

Pozicionet mes palëve nuk kanë ndryshuar pothuajse aspak në çështjen e sigurisë së furnizimit me energji. BE-ja ka frikë se sërish do të fillojnë mosmarrëveshjet mes Rusisë dhe Ukrainës për çmimet e gazit, si në fillim të këtij viti, të cilat bien sërish mbi kurrizin e konsumatorit evropian. Rusia dhe BE-ja duhet të kenë në të ardhmen një sistem paralajmërimi të hershëm, por kjo nuk përjashton konfliktet ruso-ukrainase.

Edhe çështja e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë mbeti i paqartë. Qeveria ruse ende nuk e di nëse do të anëtarësohet e vetmuar apo së bashku me ish-republikat sovjetike, Kazakistanin dhe Bjellorusinë, anëtarësimi i të cilave mund të zgjatë edhe më shumë.

EU Russland Gipfel Stockholm Schweden
Russia's President Dmitry Medvedev, left, Sweden's Prime Minister Fredrik Reinfeldt and EU Commission President Jose Manuel Barroso, right, talk together prior to taking a "group photo" at the EU Russia Summit, held at Grand Hotel in Stockholm, Sweden, Wednesday. Leaders of the European Union and Russia are holding a wide ranging summit Wednesday on energy security, climate change, trade, human rights and border controls. (AP photo/Scanpix Sweden/Claudio Bresciani) ** SWEDEN OUT **Fotografi: AP

Jo vetëm sipërmarrjet e BE-së ankohen se pa rryshfete dhe korrupsion nuk mund të zgjidhësh në Rusi asnjë problem. Vetëkritik është edhe vet Presidenti Medvedjev. „Problemet në ekonominë tonë i njohim shumë mirë. Ato natyrisht që kanë të bëjë edhe me korrupsionin. Mund të kemi vetëm një mendim: Rusia do të angazhohet edhe më tej që të luftojë korrupsionin dhe të dënojë ata që marrin pjesë në të."

Korrupsioni, të drejtat e njeriut, Gjeorgjia...

Në anën tjetër, Medvedjev relativizoi këtë çështje duke thënë se korrupsioni është një problem mbarëbotëror dhe jo vetëm i Rusisë. Medvedjevi dhe përfaqësuesit e BE-së disa herë e bën të qartë se mes tyre ka dallime për shumë çështje si korrupsioni, të drejtat e njeriut apo dhe lufta e vitit të kaluar mes Rusisë dhe Gjeorgjisë. Por pikërisht këto janë edhe disa shkaqe më shumë pse ato duhet të bisedojnë.

Autor : Christoph Hasselbach / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama