1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marshet e polakëve për lirinë

la(dpa,rtr)4 Qershor 2016

Apel i ish-presidentëve polakë për të mbrojtur vlerat demokratike përballë rritjes së ksenofobisë. Më 4 qershor polakët kujtuan me marshe lirie organizimin e zgjedhjeve tw lira, më 4 qershor 1989, e i thanë Po Europës.

https://p.dw.com/p/1J0dQ
Polen Protestmarsch Opposition Komorowski und Kwasniewski
Dy ish-presidentët, Komorowski dhe Kwasniewski -pjesë e marshit të lirisëFotografi: picture-alliance/dpa/R. Guz

Me një marsh gjigand për lirinë dhe me moton “Ne jemi dhe dhe do mbetemi në Europë”, u mblodhën qindra mijëra vetë në Varshavë të shtunën (04.06) ditën e organizimit të zgjedhjeve të lira më 4 qershor 1989. Marshe për lirinë u organizuan në shumë qytete polake, krahas marsheve shumë polakë dolën edhe për piknik. Me flamurë polakë dhe europianë demonstruesit qytetarët donin të kujtonin së bashku një “festë të lirisë”. Tre ish-presidentë polakë, Nobelisti i Paqes, Lech Walesa, Aleksander Kwasniewski und Bronislaw Komorowski kishin bërë thirrje për marshin e lirisë në Varshavë.

Në një apel të përbashkët, tre ish-presidentët polakë dhe ish-aktivistë për të drejtat e njeriut drejtuan edhe një thirrje për mbrojtjen e vlerave demokratike. „ Ne flasim për qindra mijëra qytetarë të lirë polakë, të cilët që prej një gjysmë viti (nga ardhja në pushtet e nacional-konservatorëve) demonstrojnë në rrugë për liri, drejtësi dhe një Europë të lirë“, thonë tre ish-presidentët. „Shohim me shqetësim se si Europa po e humb besimin tek ëndrrat dhe forca e saj“, shkruajnë ndër të tjera tre ish-presidentët. „Në shoqëri po rritet frika nga e huaja. Aty ku ranë muret, po ngrihen mure të reja dhe politikanët nacionalistë po e përdorin frikën e qytetarëve.“

Polen EU-Kommissar Frans Timmermans trifft Polens Premierministerin Beata Szydlo in Warschau
Frans Timmermans nga Komisioni Evropian në Varshavë për bisedime -Polonia dhe BE përplasen për ligjshmërinë e veprimeve të qeverisë konservatoreFotografi: picture-alliance/dpa/NurPhoto/K. Dobuszynski

„Të gjithë për lirinë“

Apeli i ish-tre presidentëve, nobelistit të paqes, Lech Walesa, ish-komunistit reformator, Aleksander Kwasniewski dhe ish-presidentit Bronislaw Komorowski, që humbi përballë kandidatit, Andrzej Duda në zgjedhjet e vitit të kaluar erdhi pikërisht në përvjetorin e organizimit të zgjedhjeve të para demokratike në Poloni, 4 qershor 1989, përvjetor që shërbeu si shtysë edhe për marshin e lirisë në shenjë proteste kundër veprimeve të qeverisë nacional-konservatore. Në marshin për lirinë bëri thirrje edhe lëvizja opozitare, KOD.

Kthehet kështu me këtë apel edhe nobelisti Walesa në lëvizjen protestuese? Deri më tani 72vjeçari nuk i ka kursyer kritikat kundër qeverisë nacional-konservatore në Varshavë. Në pranverë madje ai la të hapur mundësinë, se nëse zhvillimet e brendshme politike do të vazhdojnë në këtë mënyrë, ai do të dalë në barrikada.

Polonia është e ndarë në vlerësimin e vitit të kthesës, 1989. Për nacional-konservatorët, zgjedhjet e vitit 1989 janë një kompromis me komunistët e urryer, që në bisedimet në tavolinë morën një garanci për 65% të vendeve në parlament. Megjithatë votimet u konsideruan si triumf i lëvizjes qytetarë polake dhe sindikatave „Solidarnosc“. Opozita fitoi edhe zgjedhjet në senat dhe dhomat parlamentare. Pak vetë besonin se Polonia pak muaj më vonë do të kishte kreun e parë jo-komunist në qeveri për herë të parë pas vitit 1945.

Kaczynski flet për rebelim

Të shtunën (04.06) kreu i partisë konservatore polake, Jaroslaë Kaczynski akuzoi kundërshtarët e qeverisë polake për „rebelim“ dhe Gjykatën Kushtetuese për shkelje të kushtetutës. Ajo nuk do të pranojnë vullnetin e zgjedhësve për ndryshim, tha Kaczynski, kreu i partisë qeverisëse me shumicë absolute të shtunën në një konferencë të partisë në Varshavë. „Po qe se duam një shtet ligjor e demokratik, atëherë asnjë organ, as Gjykata Kushtetuese nuk duhet të injorojë ligjet, tha kreu i partisë polake. „Kemi të bëjmë me rebelim.“

Gjykata Kushtetuese i deklaroi si antiligjore reformën e konstetuar në drejtësi, por qeveria nuk e njeh këtë vendim. Komisioni Evropan ka filluar një procedurë për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të qeverisë nacional-konservatore.