1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marshim historik në kujtim të viktimave të terrorit në Paris

PP (afp,dpa)11 Janar 2015

E tërë Franca u ngrit më këmbë në shenjë solidariteti me viktimat e sulmeve islamiste. Me një marshim përkujtimor ata demonstruan për demokracinë dhe pluralizmin.

https://p.dw.com/p/1EId2
Fotografi: Reuters/Wojazer

"Marshimi Republikan" nisi në Sheshin e Republikës në Paris. Në kyre ishin familjarët e 17 viktimave të sulmeve islamike. Qindra-mijëra vetë ndër ta dhe politikanë të lartë nga mbi 40 vende ishin mbledhur në marshimin përkujtimor. Krahas presidentit francez François Hollande në marshimin përkujtimor morën pjesë ndër të tjera edhe kancelarja Angela Merkel, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas.

Shumë njerëz në turmë mbanin në dorë pllakata ku shkruhej "Je suis Charlie" (Unë jam Charlie). Disa orë përpara fillimit të tubimit në të cilin, me përjashtim të partisë ekstremiste të djathtë Frontit Kombëtar (FN) ishin përfshirë praktikisht të gjitha partitë dhe sindikatat e Francës, Sheshi i Republikës ishte mbushur nga një det i madh njerëzish.

Trauermarsch in Paris 11.1.2015
Fotografi: Reuters/Wojazer

Krahas ceremonisë qendrore në shumë lagje të Parisit dhe qytete të tjera të Francës dolën përsëri në rrugë për të marrë marrë pjesë në mitingje e marshime qindra-mijëra francezë. Në shkallë kombëtare në tubime kanë marrë pjesë më shumë se 600.000 vetë. Në Saint-Etienne sipas të dhënave të policisë morën pjesë në një manifestim kundër fanatizmit fetar rreth 60.000 demonstrues, në Perpignan morën pjesë në një tubim për nder të 17 të vrarëve rreth 40.000 vetë. Të shtunën në ceremonitë përkujtimore për viktimat e sulmeve në Francë kishin marrë pjesë rreth 700.000 vetë.