1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marshim i mundshëm i Turqisë në Irakun verior për të luftuar kurdët?

Ulrich Pick19 Korrik 2006

Edhe ne kemi të drejtë për vetëmbrojtje. Ankaraja kërcënon me ofensivë kundër kryengritësve kurdë

https://p.dw.com/p/Aqp8
Kryeministri turk, Taip Erdogan
Kryeministri turk, Taip ErdoganFotografi: dpa

"Shenja të një operacioni në Irak"- kështu e titullon një artikull të sajin gazeta liberale e majtë në Turqi "Radikal" dhe me këtë titull i përafrohet më së shumti shpjegimit të situatës. Pasi qeveria turke po shpërndan lajme nëpër media të ndryshme në vend, se ajo është duke menduar të dërgojë trupa ushtarake në territorin irakian, me qëllim të luftojë partinë e ndaluar kurde, e njohur si partia e punës.

Prapaskena e këtij aksioni është eskalimi i dhunës në juglindje. Në ditët e shkuara aty humbën jeten 16 ushtarë turq pas sulmeve të rebelëve kurdë. Thirrja për shpagim dhe ndërhyrje ushtarake po bëhet gjithnjë më e ashpër. Zëdhënësi i qeverisë, Cicek bën të ditur:

"Partia e punës është - ashtu siç e ka njohur edhe bashkësia ndërkombëtare - një organizatë terroriste. Kështu çdo vend ka të drejtën dhe detyrimin të reagojë. Turqia ka të drejta, të cilat dalin nga e drejta ndërkombëtare dhe e drejta e sovranitetit. Ajo do t'i vërë në përdorim këto të drejta deri në pikën e fundit."

Por Turqisë më tepër se sa një ofensivë e marrë me kokë të vet, i shkon për shtat një kooperim me forcat ushtarake amerikane si edhe qeverinë në Bagdat. Të dyja palët veçse nuk kanë reaguar ndaj tendencës së Turqisë. Madje ambasadori amerikan, Ros Uilson i dënoi planet e një marshimi të mundshëm drejt kufirit irakian.

Nga ana emocionale kësaj çështjeje i jep dorë edhe nga gjendja aktuale në Lindjen e Mesme, ku gjithnjë flitet për terrorizmin dhe vetëmbrojtjen. Për këtë arsye kryeministri turk përpiqet të bëjë lidhjen nga Izraeli tek vendi i tij:

"Për rivendosjen e paqes, vëllazërisë dhe humanizmit në Lindjen e Mesme ne jemi të gatshëm për kontribut aktiv në çfarëdolloj plani. Por të njëjtën gjë ne e presim edhe për terrorizmin, i cili shqetëson Turqinë prej vitesh. Në fund të fundit ne dimë si të ndihmojmë vetveten. Në këtë drejtim instancat tona po punojnë dhe janë duke bërë përgatitjet e duhura."

Me fjalë të të tjera, Turqia si një vend mysliman është e gatshme të ndërhyjë në konfliktin në Lindjen e Mesme, por nga ana tjetër merr të drejtën të përdorë të njëjtat mjete për të luftuar terroristët - kjo duke u mbështetur edhe tek anoncimet e vazhdueshme të Izraelit për të drejtën e mbrojtjes së vetvetes.

Që Erdogani bën lidhje të tilla duket si një lëvizje e mirë shahu po të kujtojmë gjendjen aktuale të rënduar në Lindjen e Mesme.

Sepse pavarësisht se Turqia është një aleate e Izraelit, shumica e qytetarëve turq kanë solidaritet me vëllezërit e tyre në Palestinë dhe Liban, kjo për shkak të fesë së përbashkët.

Rregullisht turqit ankohen, se Izraelit i lejohen më shumë të drejta sesa vendeve të tjera në rajon.