1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Martin Schulz do të rikthehet në krye të SPD?

26 Maj 2019

Partia Socialdemokrate (SPD) mund të pësojë humbje të mëdha në zgjedhjet për Parlamentin e BE. A do të rrezikonte kjo humbje postin e kryetares së partisë Andrea Nahles? Dhe a do të rikthehet Schulz?

https://p.dw.com/p/3J5wt
Deutschland schlafende Politiker Andrea Nahles
Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

Martin Schulz i ka deklaruar, sipas të dhënave të gazetës "Bild am Sonntag" (BamS), një miku të tij, se ai do të kandidojë sërish për postin e shefit të deputetëve socialdemokratë në Bundestag, kundër kryetares së SPD Andrea Nahles. Gazeta citon këtë deputet të ketë tënë se : "Martini premton shumë qartë se do të kandidojë kundër Andrea Nahlesit. Altenartiva e tij do të ishte të mbetet në karriket e pasme dhe në fund të kësaj legjislature të dalë në pension". Një zëdhënëse e SPD nuk ka dashur të komentojë të dhënat e gazetës BamS.

Deutschland Bundestag Martin Schulz
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Hirschberger

Pritjet e SPD

Në zgjedhjet për Parlamentin e BE pritet që socialdemokratët të pësojnë humbje. Mund të ndodhë që SPD për herë të parë të bie nën shifrën prej 20%. Në disa sondazhe thuhet madje se do të bie nën 15%.

Edhe në zgjedhjet e sotme në landin Bremen mund të ndodhë që SPD të humbasë pushtetin, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Në sondazhe thuhet se kristiandemokratët (CDU) janë në epërsi, ndërsa SPD mund të mbetet në opozitë. CDU ka shanse reale që me kandidatin e saj Carsten Meyer-Heder të fitojkuëndrejt kryebashkiakut socialdemokrat Carsten Sieling.

Außerordentlicher Bundesparteitag der SPD Bundesvorsitzende  Andrea Nahles
Fotografi: picture alliance/dpa/B. von Jutrczenka

Revista "Der Spiegel" raporton se Nahles ka kërkur shpjegime nga Schulzi, për shkak të "një përpjekjeje për puç brenda partisë". Schulz i ka hedhur poshtë pohimet për këto plane, por jo edhe mundësinë të ketë menduar në këtë drejtim. Por nga kampi i Schulzit janë mohuar fuqishëm pohimet, sipas së cilave ai i ka ofruar Nahlesit që ajo të rikthehet në postin e ministres së Punës dhe Zëvendëskancelares, në rast se Schulzi merr postin e kryesuesit të grupit parlamentar të SPD. Në shtator Nahles duhet të rikandidojë për postin e kryetares së këtij grupi. Ndërsa në dhjetor mbahet edhe kongresi i partisë, ku ajo pritet të rikandidojë për postin e kryetares së partisë.

bc/wa/haz (dpa, afp, rtr)