1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Marubi" digjitalizohet

Leka Plani10 Dhjetor 2006

Fototeka Kombëtare “Marubi” në qytetin e Shkodrës po i nënshtrohet dixhitalizimit të arkivit. Fondi prej më shumë se 250 mijë negativësh i përket periudhës para viteve 30' të dhe është ndër më të rradhat në Evropë

https://p.dw.com/p/AraX
Rozafa, Shkodër
Rozafa, ShkodërFotografi: DW

Një projekt i shtetit gjerman që kap vlerën e 30 mijë eurove, është akorduar për fototekën ”Marubi” në qytetin e Shkodrës. Financimi do të shërbejë për digjitalizimin brënda të gjitha parametrave, të 250 mijë negativëve dhe vendosjes së tyre në model konservimi afatgjatë. Në këtë process përfshihet tërë arkivi i kësaj fototeke, një ndër të parat dhe ta rradhat jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë e më gjërë. Për specialistin gjerman Rudolf Shefer” mbrojtja e celoloidëve dhe pllakave të xhamit, siguron ekzistencën e fototekës në vazhdimësi.

Sipas piktorit dhe fotografit të huaj Shefer procesi digjitalizimit do të vazhdojë në mënyrë që negativi original, të kthehet në pozitiv, pasi kjo teknikë e këtij lloji, krijon mundësi moderne, që kjo pasuri e vlefshme, të mbijetojë edhe në shekujt e ardhshëm.

Drejtoresha e Institutit Ndërkombëtar të Fotografisë Semiha Osmani thotë se” puna e kompjutezuar që po bëhet, synon në realizimin e një forme sa më të shpejtë të kërkimit të negativit të fotografisë, si dhe krijimit të mjaft lehtësirave njëkohësisht për mënyren e përdorimit, pa prekur origjinalin nga ato që janë të interesuar për këtë gjini artistike.

Për digjitalizimin e arkivit fotografik të fototekës”Marubi”, një interest të veçantë po tregojnë edhe autoritetet e larta të Malit të Zi. Ato vazhdimisht përsërisin kërkesën e tyre, bërë para disa kohësh Ministrit Shqiptar të Kulturës Bujar Leskaj, për mundësinë e një aksesi të palës malazeze për këtë fond, që pasqyron një pjesë të historisë, traditës e kulturës së shtetit fqinjë.

Dinastia marubi ka krijuar një art unik në Shqipëri, i cilë është vlerësuar edhe nga specialistët e huaj të fotografisë artistike. Fotot e kësaj fototeke, përdoren si objekt ilustrimesh për historianët, etnografët, folkloristët, arkitektët e urbanistët. Pjesa më e madhe e tyre janë shfrytëzuar nga fotografët e huaj për albumen ë Francë, Itali e Gjermani.

Me kalimin e viteve, vlerat kulturore e historike të padiskutueshme të fotove të Marubit, nxitën edhe dhënien e fondeve për nxjerrjen e kalendarit të përvitshëm në Shqipëri. Vizitorët dhe specialistët e fotografive, mrekullohen me fotot e shekullit të kaluar, ku spikasin natyrshëm kombinimi i drithijes dhe pastërtia e figurës. Përvec kësaj, fotot vlerësohen edhe për dy planet që ekzistojnë brënda dhe që ka përdorur Marubi, ato njerëzore, fytyrat dhe portretet, si dhe planet e dyta në sfond si ambjentet, malet etj, të pasqyruara me një forcë të madhe artistike ng kjo dinasti shkodrane.

Për t’u vlerësuar është fakti, se veç anës mjeshtërore të kombinimit të drithijës, nxjerrjes qartë të figurës dhe portretit njerëzor me karakteristikat e gjithsecilit, Marubët, kanë njerrë në plan të parë edhe kostumet tradicionale popullore. Me anë të këtyre fotove, mësohen edhe ndarjet e kostumeve sipas krahinave, sekseve, grupmoshave, kategorive shoqërore dhe rasteve të vecanta kur ato visheshin. Të gjitha këto, sipas kohës evolutive të tyre.

E ndërsa brezat e tjerë të Marubëve nuk e vazhduan traditën e fotografisë, ishin të tjerë fotografë të mëdhenj të qytetit të Shkodrës si Pici, Jakova, Rraboshta, Nenshati etj, që vazhdojnë t’a ruajnë këtë traditë të vyer kulturore shqiptare.