1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Masa për sigurinë ajrore të Gjermanisë

Nina Verkhäuser13 Shkurt 2006

Gjykata më e lartë federale do të vendosë së shpejti, nëse ligji për sigurinë ajrore është në kundërshtim me kushtetutën. Ligji më i ri parashikon goditjen e ndonjë aeroplani civil, të rrëmbyer prej terroristeve më qëllim përdorimin e tij si armë

https://p.dw.com/p/Ar1K
Fotografi: DW-TV

Siguria e hapësirës ajrore të Gjermanisë është pjesë e masave integruese mbrojtëse të hartuara prej Natos. Në rast cënimi prej ndonjë aeroplani civil, koordinimi duhet të shkojë përmes Qendrës për sigurinë e hapësirës ajrore në Kalkar.
Më pas inspektori për armë ajrore merr koordinimin e aksioneve dhe së bashku me dy qendrat gjermane për alarme të kuqe, në Nojburg ose në Vitmund, nisin aksionet. Brenda pak minutash, në ajër dërgohen dy avionë Fantomë të tipi "F4", të pajisur me raketa ajër - ajër. Avionët i afrohen shumë afër aeroplanit të dyshimtë me synim që të kenë një fotografi sa më të qartë për zhvillimet atje.

Ligji për sigurinë ajrore parashikon uljen me dhunë të aeroplanit të dyshimtë, i cili kërcënohet edhe me dhunë, e mund të shkrepen edhe armë paralajmëruese. Juridikisht është kontestuese, nëse duhet të ndryshohet neni 35 i kushtetutës, sepse kushtetuta në raste të këtilla i referohet vetëm katastrofave natyrore ose fatkeqësive. Vendimin për ndërhyrjen e avionëve ushtarakë e merr ministri i mbrojtjes. Një gjë e tillë deri tani nuk ka ndodhur kurrë.

Ndërkohë që të shpeshta janë alarmet për shkak se ndonjë aeroplan civil për një kohë të caktuar humbet lidhjet radifonoike me bazën ose ka lëshura linjën e duhur të fluturimit. Deri në nëntor të vitit 2005, alarmi i kuq është dhënë 40 herë.