1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Mbreti i futbollit" Pele i mbush 70 vjet

23 Tetor 2010

Ai është kampioni me i ri në historinë e futbollit dhe padyshim futbollisti më i famshëm në botë. Personaliteti me i shquar brazilian, Edson Arantes do Nascimento - Pele, me 23 tetor i mbushi 70 vjet.

https://p.dw.com/p/PlrN
Legjenda e futbollitFotografi: AP

I kënduar, i kremtuar i paharruar... Pele gjatë gjithë jetës së tij është një mit dhe legjendë në historinë botërore të futbollit. Shumë në Brazil duan të shkojnë hapave të tij, futbollistë si Kaka apo Robinho të cilët fitojnë miliona në arenat më të mëdha të botës, por edhe driblues të vegjël në lagjet e varfëra të Brazilit. Sepse, Pele ia ka dalur. Talenti i tij i jashtëzakonshëm e ka sjell shumë lart.

Pelen ende e quajnë "Mbreti i futbollit". FIFA e emëroi atë "Futbollist të Shekullit". I rritur në një vend të vogël në mes të Sao Paolos dhe Rio de Janejros, Pele i cili asokohe reagonte ashpër kundër nofkave të tilla, filloi të luante për ekipin Bauru.

Pele rrëfen sot se kur me 13-të apo 14-të vjet për herë të parë e pa veten në gazetë, futbolli për të u ngrit në pikën kulmore të jetës. Që me 15-të vjet ai kaloi në klubin Santos, i cili nëpërmjet tij në vitet 60-të u bë ndër ekipet më të mira në botë. Me 16-të vjet, Pele debutoi në Seleçao (kombëtaren braziliane) dhe shënoi një gol, ndërsa me 17 vjet u bë kampioni më i ri në botë.

Shkëlqimi i yllit në Suedi

Pele 70. Geburtstag Flash-Galerie
Spektakolar...Fotografi: AP

Në Kampionatin Botëror të vitit 1958 në Suedi shkelqeu ylli i tij. Veçanërisht, në fund të lojës kundër nikoqirit, ai mahniti me instinktin dhe performancën e zgjuar dhe të furishme.

"Më duhet të ngrihem, përndryshe nuk shoh asgjë më. Pele merr topin. Ja përcjell Zagallos. Zagallo, në fazën e fundit të lojës e bën një krosim, një goditje me kokë dhe gol! Një perfundim i denjë i Kampionatit Botëror“.

Me gjashtë gola në katër ndeshje, mjeshtri i topit tërhoqi vëmendjen e botës dhe filloi një karrierë të jashtëzakonshme: Tre tituj kampion bote në katër pjesëmarrje dhe 1284 gola në 1375 ndeshje zyrtare - një bilanc i jashtëzakonshëm.

Kur ishte vetëm 20 vjet, qeveria braziliane e deklaroi si pasuri kombtare, ndërsa me 19 nëntor 1969, në shënimin e tij të 1000-të në lojën kundër Vasco de Gamas, këmbanat ranë në gjithë botën. Ndeshja e tij jubilare u përjetësua në një pullë postare braziliane.

Entuziazmimi i të tjerëve

Der brasilianische Fußballspieler Pele
...dhe i buzëqeshur.Fotografi: AP

Madje edhe Uwe Seeler, kapiten nderi i ekipit kombtar gjerman, entzuziazmohet kur kujton lojën e Peles.

"Të shikosh Pelen në futball ishte kënaqësi. Ai zotëronte gjithë çfarë mund të zotërojë një futbollist“, thotë ai.

Pele edhe sot është një shembull se si njeriu edhe nga një shtresë e varfër braziliane, mund të arrijë majat dhe pas një karriere aktive sportive mund të mbetet atje. Pele përfundoi karrierën së bashku me legjendën tjetër, Franz Beckenbauer në SHBA. Në mes të viteve 70-të, ai kaloi në Cosmos New York dhe mori pervojat e para si afarist. Ai ndërtoi me sukses një ndërmarrje të veten. Krahas kësaj, e provoi veten edhe si komentator televiziv, aktor, ambasador, vullnetar i UNESKO-s, ministër i sportit dhe si këngëtar.

BdT: Löwe Goleo VI, das Maskottchen für die FIFA WM 2006, Pele und Beckenbauer mit Pille und Pokal
Së bashku me legjendën tjetër - Franz Beckenbauer.Fotografi: AP

Ai është ndër më të merituarit që Kampionati Botëror për herë të parë do të mbahet në Amerikën Jugore. Me 2014 Kampionati Botëror mbahet në Brazil, ndërsa finalja mbahet në stadiumin me famë botërore, në Marakana. Atje janë edhe gjurmët e shputave të Peles, në mënyrë që secili të paktën për një moment të mund të shkel mbi gjurmët e njeriut që megjithë problemet me tabanët mundi të shënojë mbi 1000 gola.

Autor: Olivia Fritz/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Bahri Cani