1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbreti i Spanjës largohet nga froni

mck (ard, dw, dpa, afp)2 Qershor 2014

Mbreti spanjoll Carlos, pas gati 39 vjetësh abdikon. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Mariano Rajoy në Pallatin Moncloa, i cili tha po ashtu se Princi Felipe do të përfaqësojë fronin e tij.

https://p.dw.com/p/1CAP7
Fotografi: Reuters

Mbreti i Spanjës Juan Carlos abdikon. Monarku 76 vjeçar njoftoi për këtë vendim kryeministrin Mariano Rajoy. Në një deklaratë “institucionale” kryeministri bëri të ditur këtë të hënë (02.06) se mbreti i popullit spanjoll do të informojë personalisht mbi arsyet e marrrjes së këtij vendimi nga ana e tij gjatë ditës. Por kryeministri shtoi se"Froni do t'i kalojë Princit Felipe të Asturias, të cilit Juan Carlos do t'i trashëgojë edhe funksionet e Kryetarit të Shtetit. Unë jam bindur se kjo është koha më e mirë për një ndryshim. Shpresoj që në një periudhë kohe të shkurtër gjykatat spanjolle do të arrijnë të procedojnë me emërimin si Mbret të atij që sot është Princi i Asturias”, tha kryeministri spanjoll.


Monarku ka disa vite që nuk gëzon një gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte kohë që po mendonte t'ia kalonte fronin djalit të tij, princit Felipe.
Rajoy vlerësoi punën e don Juan Carlos si një “mbrojtës i palodhur i interesave” të spanjollëve dhe shtoi se procesi i dorëheqjes nga froni do të zhvillohet “në një kontekst stabiliteti institucional dhe do të tregojë maturinë demokratike të vendit”.

Huan Karlos ka drejtuar vendin që prej vitit 1975.