1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbrojtja e klimës - Program ambicioz i qeverisë gjermane

6 Dhjetor 2007

Kabineti qeveritar miratoi një paketë ligjesh për shtimin e përdorimit të energjive të rigjenerueshme në dobi të klimës. Kjo temë gjen jeohnë në shtypin e ditës.

https://p.dw.com/p/CXe1
Fotografi: DW

Gazeta "Berliner Mogrenpost" e vlerëson si një vendim të mençur jo vetëm në dobi të klimës, programin e qeverisë për zgjerimin e përdorimit të energjive të rigjenerueshme: "Qeveria federale tregon atë që është e mundshme. Më shumë energji nga dielli, uji, era dhe biomasa, shtëpi të izoluara më mirë, impiante më efikase për ngrohjen, motorrrë që kursejnë energjinë dhe frigoriferë, që konsumojnë më pak energji dhe karburant. Por kur flitet për kursim energjie, kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e klimës. Sa më pak energji të konsumohet në Gjermani duke futur në përdorim teknologjitë moderne dhe sa më shumë rrymë të përftohet prej energjive të rigjenrueshme, aq më të pavarur do të jemi prej importeve të energjisë. Një përdorim me menençuri dhe me efikasitet sot i energjisë përbën bazën për një ekonomi moderne. Këtë mesazh duhet të përçojë Gjermania në konferencën e Balit."


Ndërsa për komentatorin e "Leipziger Volkszeitung" janë konsumatorët ata që do të duhet të mbajnë barrën e shpenzimeve: "Paketa për mbrojtjen e klimës, përmes së cilës qeveria i dërgon një mesazh konferencës në Bali, është vërtetë ambicioze. Për këtë koalicioni i gjerë i përbërë nga kristiandemokratët dhe socialdemokratët në Berlin vë fonde në dispozicion por edhe kërkon të mbledhë më shumë para në arkën e shtetit. Mbrojtja e klimës nuk mund të realizohet me tarifën zero. Lufta kundër ngrohjes së Tokës kushton para. Madje shumë para. Faturën do ta paguajnë në pjesën më të madhe konsumatorët. Pavarësisht nëse ata janë pronarë shtëpishë, posedues makinash apo thjeshtë qiraxhinj. Kjo pasi kostot për kalimin nga një burim energjie tek tjetri, në mënyrë që të ulet emetimi i dioksidit të karbonit, kancerlja Merkel, ministri i mjedisit Gabriel e të tjerët në parim vetëm sa i spostojnë nga njëri xhep në tjetrin. Pasoja do të jetë, që vitin e ardhshëm gjermanët sërish do të përballen me çmimet e larta të energjisë."