1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me bluza pambuku në dimër

Sarah Jones13 Janar 2007

Temperaturat në këtë periudhë normalisht duhet të binin deri në -10° Celcius. Por moti në Gjermani është zbutur e po vë në rrezik turizmin dimëror. Kjo gjendje nuk po u prish punë vetëm skiatorëve, por edhe alergjikëve

https://p.dw.com/p/Aqy2
Janar 2007: Kafene në Shtutgart
Janar 2007: Kafene në ShtutgartFotografi: AP

Xhaketa të lehta dhe bluza pambuku: Një pamje e pazakontë e Janarit në Gjermani. Do të duhej të ishe kulmi i dimrit me pallto të rënda, doreza, shall e kapuç. Duan a s'duan, gjermanët tani duhet të mësohen me dimrin e butë:

"Për mua është mirë, sepse kështu mund të vesh ç'të dua unë, por shqetësohem për ndryshimin e klimës. Ndoshta nuk është shumë normale," - thotë një grua nga Boni. Ndërsa një burrë nuk është shumë i kënaqur me motin: "Unë mendoj se është e tmerrshme, kur dimri nuk ka borë dhe është tepër i ngrohtë. Doja të shkoja për ski në Austri a Zvicër, por nuk ka kuptim, sepse as aty s'ka shumë borë."

Mungesa e borës për ski nuk është e keqja e vetme. Dimri i butë u ka hapur probleme edhe alergjikëve ndaj poleneve, për shkak të lulëzimit të parakohshëm. Karl Christan Bergmann nga një qendër alergologjike në Berlin thotë se trajtimi i alergjikëve ndaj poleneve do të ndryshojë për shkak të ndryshimit të kushteve klimaterike: "Për alergjikët nga polenet ne përdorim zakonisht një terapi hormonale, e me të cilën fillojmë para sezonit. Kjo terapi është zakonisht e sukesshme. Por tani kjo terapi po bëhet e vështirë sepse nuk kemi më asnjë periudhë pa polene."

Ndryshimi i klimës ka pasoja jo vetëm për njerzit, por edhe për bimët. Silija Berger është biologe dhe punon për institutin gjeobotanik pranë Universitetit të Hanoverit në Veri të Gjermanisë: "Insektet dëmtuese tani do të kenë një përqindje më të lartë mbijetese dhe do të shkaktojnë probleme në sezonin a ardhshëm të rritjes së bimëve."

Megjithëse bimët shpesh duhet t'u përshtaten ndryshimeve klimatike, Berger thotë se ky ndryshim kaq i shpejtë do të sjellë probleme për to: "Ato lloj bimësh që nuk rriten në një zonë të madhe, ka mundësi që të mos e përballojnë më ndryshimin e klimës dhe të pakësohen deri në zhdukje."

Në rrugët e Bonit ambjentimi me ndryshimet klimatike për disa njerëz duket se është më i thjeshtë se për disa të tjerë. Për ditët e ardhshme në Gjermani, moti parasheh era dhe rreshje të forta dhe temperaturat do të lëkunden nga katër deri në njëmbëdhjetë gradë. Kjo është më e lartë se temperatura e zakonshme e sezonit.