1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020810 Gay Games Geschichte

5 Gusht 2010

Për të dhënë një sinjal se burrat që duan burra dhe gratë që duan gra janë po aq "normalë" sa gjithë të tjerët para gati 30 vjetësh u krijua një festë sportive unike në mbarë botën: të ashtuquajturat Gay Games.

https://p.dw.com/p/OcP2
Pasi vitet e fundit kampionatet sportive u zhvilluan kryesisht në SHBA, Gay Games janë këto ditë mysafire (31.7. deri 7.8.) në Këln.
Pasi vitet e fundit kampionatet sportive u zhvilluan kryesisht në SHBA, Gay Games janë këto ditë mysafire (31.7. deri 7.8.) në Këln.Fotografi: picture-alliance/dpa

Ishte me të të vërtetë një ngjarje e shënuar, edhe për qytetin San Francisco, qendrën amerikane për kulturë jetese homoseksuale. Kur në vitin 1982 u zhvillua atje të parat Gay Games u takuan më shumë se 1.300 atletë nga 12 vende. Ata morën pjesë në gara në 17 disiplina sportive. Që atëherë lojërat organizohen çdo katër vjet. Gay Games u themeluan nga dhjetëgaristi amerikan, Tom Waddell. Ai i shpiku lojërat si një mundësi për gay-ët dhe lesbiket për të treguar aftësitë e tyre, tregon Paul Mart, i cili i krijoi asokohe së bashku me tashmë të ndjerin Waddell Gay Games.

Gay Games in Köln
Gay GamesFotografi: Reza Ebadi

Dubluesi i skenave të rrezikshme dhe regjisori i filmave është sot mbi 90 vjeç, por ende në gjendje shumë të mirë fizike dhe, natyrisht, i pranishëm në Gay Games që po zhvillohen në Këln.

"Dr. Tom Waddell dhe unë punonim për një firmë filmash që ka prodhuar filmin 'Star Wars' (Lufta e Yjeve). Dhe Waddell tha: 'Paul, ç'mendon sikur të organizonim një festë sportive për gejtë dhe lesbiket? Dhe unë i thashë, 'Kjo është fantastike!'. Në të parat Gay Games ne ishim në një stadium që nuk përdorej më prej 50 vjetësh. Pa drita, pa ujë, pa rrymë elektrike, pa shkallë. Edhe ndenjëset ishin të prishura. Por, ne kishim shumë ndihmës vullnetarë, dhe kështu filloi. Arritëm të bënim për vete yje si Tina Turner. Dhe njerëzit erdhën! O zot, ne s'kishim vende të mjaftueshme!"

Gay Games in Köln
Gay GamesFotografi: Reza Ebadi

Në dallim nga shumica e garave të tjera sportive, Gay Games bëjnë të mundur që njerëzit të maten në konkurrim. Nuk ka rëndësi se ç'orientim seksual kanë, sa të aftë janë, ç'moshë kanë apo ç'mundësi fizike kanë. Këtu synimi nuk janë rekordet botërore, po pranimi i shumëllojshmërisë së njerëzve dhe takimi në një konkurrim sportiv. Fryma e Gay Games ka qenë dhe është e karakterizuar nga humanizmi.

Autor: Peter Kolakowski/ Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama