1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Media elektronike në Shqipëri në situatë kaotike

Ani Ruci / Tiranë2 Tetor 2008

Raporti për gjendjen e mediave elektronike në Evropë, i hartuar nga Programi për Monitorim i Bashkimit Evropian i Institutit për Shoqëri të Hapur dhe Network Media Program e cilëson të pakonsoliduar median në Shqipëri.

https://p.dw.com/p/FT2o
Televizioni në Shqipëri
Televizioni në ShqipëriFotografi: DW / Aida Cama

Qartë dhe pa ekuivoke ky raport e cilëson të pakonsoliduar median elektronike ne Shqiperi. Në të shprehet shqetësimi për paqëndrueshmërine e sektorit të transmetimeve televizive. Cila do të jetë e ardhmja e këtij sektori, kur pas 18 vitesh nga përmbysja e regjimit komunist, ai vazhdon të jetë në fazën e tranzicionit? Përgjigja që raporti i jep kësaj pyetjeje, përmes analizës së kryer për periudhën 205- 2008, nga Instituti për një Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me Institutin e Medias në Tiranë nuk është optimiste.
Raporti konstaton pakësimin e fondeve për Televizionin Publik që ka sjellë për pasojë, vë ai në dukje, rënien e pandërprerë të nivelit cilësor të programve gjë që prek informacionin që i përcillet qytetarëve.

Kanalet televizive private - mungesë transparence për pronësinë dhe financimet

Problematike paraqitet situata edhe ne median elektronike private. Raporti konstaton se "Shqipëria është një provë që sasia e kanaleve televizive nuk mjafton për të prodhuar një treg televiziv". Sektori i medias elektronike private në Shqipëri, vazhdon raporti, karakterizohet nga mungesa e transparencës së pronësisë dhe nga burime misterioze të financimit. Të dyja mediat elektronike, si ajo publike ashtu edhe ajo private, nuk garantojnë mbrojtjen në punë, gjë që pengon profesionalizmin. Kushtet e punës janë të tilla, shkuruhet në raport ku "vetëcensura dhe moszbatimi korrekt i kodit të etikës profesionale, është rregull tek gazetarët".

Transmetimet dixhitale- pa licencë

Në lupën e këtij raporti kanë kaluar edhe transmetimet dixhitale. Raporti konstaton se ato në Shqipëri janë mjaft të zhvilluara pavarësisht se asnjë operator nuk është i licensuar ende. Kompania DIGITALB ka nisur transmetimet në vitin 2004. Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizioneve, që luan rolin e rregullatorit të medias elektronike paraqitet një strukturë e dobët, që nuk krijon besueshmëri se do të mund të përballojë me sukses sfidën e licensimit të transmetimeve dixhitale.

Shqipëria - vrimë e zezë për të dhëna mbi audiencën

Raporti e përshkruan Shqipërinë si "një vrimë të zezë" lidhur me studimet për audiencën. Kjo e bën tëpër të vështirë, konkludohet në raport, analizën e besueshme të tregut audio- vizual dhe që këtej, thithjen e investimeve të huaja.

Por raporti pasqyron edhe arritjet pozitive në harkun kohor 2005- 208. Të tilla, sipas tij, janë nismat legjislative konform standarteve ndërkombëtare, rregullat për shpërndarjen e reklamës shtetërore. Ndihma shtetërore për mediat elektronike në formën e reklamës dhe kontratave për informim të publikut tani edhe në Shqipëri, vëren raporti, botohen në Buketine të Agjensisë së Prokurimit Publik.

Sugjerime për qeverinë e Tiranës

Raporti mbyllet me sugjerime drejtuar qeverisë së Tiranës. Më kryesoret e tyre janë domosdoshmëria për garantimin e transparencës së pronësisë dhe të financimeve në media dhe përmirësimi i cilësisësë programeve në Televizionin publik, RTSH