1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mediat kineze duan të pushtojnë Afrikën

Nadina Schwarzberck/ Aida Cama8 Janar 2013

Mediat kineze duan të pushtojnë Kinën. Krah një stacioni radioje, një agjencie lajmesh dhe një kanali televiziv, ata botojnë atje edhe disa gazeta.

https://p.dw.com/p/17Fck

45 miliardë dollarë investoi Kina në Afrikë vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012. Tregëtia kinezo- afrikane është trefishuar në tre vitet e fundit. Tani, Kina përpiqet që të bëjë emër edhe në sektorin e mediave në Afrikë. Kinezët investojnë në teknologjitë moderne, japin bursa për qëndrime të gazëtarëve afrikanë në Kinë dhe fusin mediat e veta në kontinentin afrikan. Për autoren dhe eksperten e BBC Mary Harper, menaxhimi kinez i mediave është një zhvillim logjik: "Kina ka zbuluar vitet e fundit shumëllojshmërinë e burimeve të mëdha të Afrikës dhe është kthyer një nga partnerët më të ngushtë në tregti. Vendi i perëndimit është zënë nga Kina. Këtë përpiqet Kina tani të bëjë edhe në fushën e mediave.

Symbolbild SMS Afrika Handy
"CCTV Africa" prodhon edhe një revistë televizive për internetin që përdoret nga përdoruesit e telefonëve celularëFotografi: picture-alliance/dpa

Ofensivë e mediave nga të gjitha anët

Në fillim të 2012, Kina futi në punë në Afrikë një kanal televiziv në gjuhën angeleze që quhet "CCTV Africa". Krah revistave televizive, talkshows dhe filmave dokumentarë atje prodhohet edhe një revistë televizive për internetin që përdoret nga përdoruesit e telefonëve celularë. Dhe menjëherë u morën në punë njëqind korrespondentë të rinj kinez në Afrikë. Agjencia e lajmeve Xinhua ofron së bashku me firmën keniane të telefonëve celularë shërbimin e parë mobil të lajmeve për Afrikën. Pse i gjithë ky angazhim? Mary Harper thotë: "Në perëndim artikujt shkruajnë tituj negative meqenëse Kina angazhohet për interesa thjesht ekonomike në Afrikë. Por Kina kërkon tu tregojë afrikanëve versionin e vet të historisë."

Screenshot Website China Radio International
Website China Radio InternationalFotografi: english.cri.cn

"Ne nuk raportojmë për gjëra negative"

Edhe në shtypin e shkruar Kina kërkon të sfidojë perëndimin. Që prej dhjetorit të 2012, në kryeqytetin kenian Nairobi botohet e përjavshmja "China Daily- Africa Weekly". Nairobi është nyja kyçe e Afrikës lindore, atje stacionet kineze kanë hapur tashmë zyrat e tyre. Mes tyre radio shtetërore kineze për jashtë vendit, China Radio International, e cila transmetoj emisione në 50 gjuhë të huaja. Që prej shtatë vjetësh, stacionet kineze janë prezente në Kenia, thotë një gazetar kenian që punon për to. Ai nuk do të thotë emrin, sepse intervistat për mediat perëndimore nuk shihen me sy të mirë. "Ne shkruajmë në anglisht dhe pastaj e përkthejmë në suhaeli. Por ne nuk transmetojnë live nga Nairobi, por i dërgojmë shkrimet tona direkt në qendër në Pekin. Prej atje transmetohen historitë tona". Përveç kësaj të gjithë punonjësit udhëtojnë rregullisht për në Pekin ku shkojnë në shkolla për të mësuar mënyrën e punës së kinezëve, tregon gazetari. Ai nuk e ka të lehtë të pranojë që emisionet të censurohen gjithnjë nga Pekini. "Ne nuk raportojmë për gjëra të këqija. Por një gazetar duhet të raportojë edhe për gjera që nuk funksionojnë mirë dhe duhet të tregojë realitetin, si është në të vërtetë."

Screenshot Website CCTV Afrika
Website CCTV AfrikaFotografi: cctv.cntv.cn

Faqet pozitive të Afrikës prezantohet me qëllim në linjë të parë, në mënyrë që emisionet të pëlqehen nga dëgjuesit afrikanë, shpjegon ai më tej. Ekspertja e mediave Mary Harper nuk e sheh këtë me sy shumë kritik. Mediat perëndimore kanë bërë për një kohë të gjatë raportime negative nga Afrika. Prandaj, ajo mendon se nuk është keq që konkurenca kineze të fusë një erë të re në tregun afrikan të mediave." "Unë besoj se në të ardhmen, do të shohim më shumë media ndërkombëtare në Afrikë. Nuk është keq nëse riviera e mediave afrikane shtohet me shumëllojshmërinë. Por mirë do të ishte që tregu të mos dominohej nga asnjë media."