1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Medvedjev për pauzë të vogël për çështjen e Kosovës

Anila Shuka6 Qershor 2008

Në një fjalim që mbajti në mbrëmje në Hotelin Interconti, Dmitrij Medvedjev u shpreh për një pauzë të shkurtër në disa pika të politikës së jashtme, mes tyre edhe Kosovën.

https://p.dw.com/p/EExg
Presidenti rus Medvedjev në Berlin
Presidenti rus Medvedjev në BerlinFotografi: AP

Moskën e shpesh e quajnë të rezervuar, tha Medvedjev, por të gjithë duhet të vetëpërmbahen. "Ne duhet t'i japim fund rrethit vicioz të hapave unilaterale dhe reagimeve ndaj tyre. Ne duhet të heqim dorë nga thellimi i konflikteve dhe politika e fakteve të kryera. Ndoshta do të duhet të bëjmë një pauzë të vogël dhe të shikojmë se ku ndodhemi e ku kemi ngecur, qoftë në çështjen e Kosovës, qoftë në zgjerimin e Nato-s, qoftë në çështjen e sistemit antiraketor", tha ai gjatë një fjalimi të mbajtur të enjten në mbrëmje para përfaqësuesve të ndryshëm nga politika, ekonomia dhe mediet, që u mbajt në Hotelin Interconti në Berlin. Gjatë qendrimit të tij të parë zyrtar në Berlin, Medvedjev pati takime me kancelaren Angela Merkel, ministrin e jashtëm, Frank Walter Steinmeier (Valter-Shtajnmajer) dhe presidentin e Gjermanisë, Horst Këler (Köhler).